Alarmi në Gjirokastër, çdo ditë dy me verdhëz
Spitali i Gjirokastrës jep alarmin për dyndje të qytetarëve, të cilët janë prekur nga hepatiti A.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Mjekët e këtij spitali bënë të ditur se, në harkun e 10 ditëve, më shumë se 15 persona janë shtruar me këtë sëmundje të rëndë. Sëmundja e verdhëzës ka prekur fëmijë, por edhe të rritur deri në moshën 40 vjeç. Sipas mjekëve, shkak i kësaj epidemie është uji i ndotur dhe mungesa e higjienës. Në spital ka përfunduar një familje prej katër anëtarësh, të cilët jetojnë në lagjen "Zinxhira" të këtij qyteti. Por më pas, fluksi i të prekurve nga verdhëza ka zgjeruar gamën gjeografike të pacientëve, të cilët vinin edhe nga katër lagje të tjera si "Manalat", "Pllakë", "Çfakë" dhe "Dunavat". Sipas mjekut infeksionit, Adrian Misha, ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon vere është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pacientëve, që paraqiten pranë spitalit me shenja të qarta të sëmundjes së hepatit A. "Virusi është mjaft ngjitës dhe kjo është vërtetuar pasi katër prej të shtruarve i përkasin një familje", tha ai. Në familjen Nexho në lagjen "Zinxhira" i pari, që u infektua me verdhëz ishte djali i vogël i familjes F. Nexho. Fëmija 12 vjeç u paraqit në spital me dhimbje koke, të vjella, temperaturë dhe urinë me ngjyrë të errët. Dy ditë pas tij, u shtruan dhe prindërit dhe motra 8-vjeçare po ashtu të infektuar me verdhëz. Nisur nga kjo gjendje, mjeku infeksionist Adrian Misha, lëshoi alarmin e kontrollit të rreptë të tubacioneve përcjellëse të ujit në lagjen "Zinxhira", ku dhe më parë ka qenë vatër e infeksioneve me verdhëz. Analizat nga instituti përkatës kanë nxjerrë si shkak ujin e ndotur. Megjithatë situata është menaxhuar në kohë, duke marrë mjekimin e duhur në fazën e parë të sëmundjes tek pacientët. Pas një qëndrimi prej një jave, disa prej të sëmurëve janë rikthyer në shtëpi. Specialistët e infektivit apelojnë tek popullsia e këtyre lagjeve, që ujin e pijshëm ta konsumojnë pas përpunimit termik në temperatura të larta. Ndërkohë Ndërmarrja e Ujësjellësit nga ana e saj ka bërë përgjegjëse për këtë gjendje, personat që ndërhyjnë në rrjetin kryesor të përcjelljes së ujit duke shkaktuar edhe këtë situatë. Mjekët pohuan se, përzierja e ujit të pijshëm me ujërat e zeza, është shkaku kryesor i infektimit të pacientëve me hepatit A. Megjithatë, rastet janë kapur në kohë, dhe asnjë nga pacientët e shtruar deri më tani nuk ka kaluar në gjendje të rëndur.