E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në rënie të lirë

Shqipëria ka humbur një tjetër pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin gusht. 

Në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s për muajin korrik, të publikuar dje Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur një tjetër vend, teksa është renditur në vendin e 101-të duke grumbulluar 359 pikë po aq sa muajin e kaluar. Përfaqësuesja kuqezi e drejtuar nga tekniku holandez, Ari Han, muajt e fundit ka hasur shumë probleme dhe kjo ka ndikuar së tepërmi në paraqitjen e saj në arenën ndërkombëtare. Shqipëria është renditur më poshtë se skuadra që janë thuajse anonime në arenën ndërkombëtare si Ruanda, Burkina Fazo, Uganda etj. Ndërkohë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të publikuar nga organizmi më i lartë i futbollit botëror mbahet nga kampionët Evropës, Spanja duke lënë pas Gjermaninë e drejtuar nga Joakim Lëv dhe kombëtaren italiane që drejtohet aktualisht nga Marçelo Lipi. Përfaqësuesja e Brazilit ka humbur dy pozicione duke zbritur në atë vendin e gjashtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›