Çani i thotë ‘jo’ Shqipërisë
Trajneri i përfaqësueses shqiptare U-21, Artan Bushati, ka shpallur dje listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen kundër Greqisë më 20 gusht, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2009.
Jetmir Halilaj
Edgar Çani, sulmuesi shqiptar që është në pronësi të Palermos nuk është pjesë e listës kuqezi, çka ka lënë të kuptohet se ai i ka thënë përfundimisht ‘jo’ Shqipërisë. Sulmuesit 19-vjeçar i është dërguar ftesa gati një muaj më parë për ndeshjen kundër Greqisë, por ai nuk ka shfaqur asnjë interes për të luajtur me Kombëtaren shqiptare në të ardhmen. Një nga arsyet e refuzimit të ftesës së FSHF-së nga Edgar Çani, është fakti që ai shpreson që të luajë me përfaqësuesen italiane në të ardhmen.
Bushati
Trajneri i Shpresave, Artan Bushati nuk e ka fshehur zhgënjimin për refuzimin e ftesës nga ana e Edgar Çanit. “Unë kam kontaktuar vetë me lojtarin para disa kohësh dhe më pas kam kontaktuar me atë nëpërmjet personave të tjerë, ku i kam shprehur qartë sulmuesit dëshirën për ta pasur në ekip, por reagimi i tij ka lënë të kuptohet se nuk ka dëshirë të luajë për Shqipërinë – ka thënë Bushati për “Panorama Sport” – Kam biseduar edhe me drejtuesit e Palermos të cilët më kanë folur me superlativa për cilësitë e lojtarit dhe për sjelljen e tij duke e cilësuar si një talent të padiskutueshëm. Megjithatë më vjen shumë keq që ai nuk pranon të luajë për Shqipërinë, pasi mendoj se në Kombëtaren shqiptare do të kishte një të ardhme të ndritur dhe do të realizonte shumë gjëra. Megjithatë kjo mbetet zgjedhja e tij dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë”.
E ardhmja
Bushati i lë ende të hapura dyert për Çanin, madje shpreson që ai të ndryshojë mendje në të ardhmen, por saktëson se nuk ka ndërmend që t’i lutet më futbollistit. “Dyert e Kombëtares shqiptare do të jenë padyshim të hapura në çdo moment për Çanin. Megjithatë dua të sqaroj se nuk kam aspak ndërmend që të vazhdoj t’i lutem futbollistit që të veshë fanellën kuqezi. Ai është në një moshë të pjekur tashmë dhe duhet të bëjë një zgjedhje. Besoj se deri tani unë dhe Federata Shqiptare e Futbollit kemi qenë tepër korrekt me Çanin, por mendoj se nuk ia vlen më që t’i lutemi ndokujt që të veshë fanellën kuqezi, nëse ai nuk ka dëshirë ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Bushati.