Mekein fton gruan në turneun topless
Ndërkohë që fushatës elektorale në SHBA po i vjen dalëngadalë fundi, mediat mezi presin të kapin ndonjë gafë nga dy kandidatët presidencialë, Barak Obama dhe John Mekein.
Gafa e radhës i ka takuar republikanit Mekein, i cili gjatë një takimi në Dakotën e Jugut, ka ftuar të shoqen të marrë pjesë në festat lokale. Por surpriza për të dy ata ishte se në “Buffalo Chip”, femrat hynin në konkurs për të treguar hiret e tyre fizike. Mekein ishte në sallë i rrethuar nga veteranë. Ai ka mjaft besim në elektoratin konservator të Dakotës së Jugut, i cili mund t’i jepte mjaft pikë atij. Por pikërisht në këtë vend, për të treguar se ai ndodhet në kontakt të afërt me popullatën, kandidati i Shtëpisë së Bardhë tha se ka ftuar gruan Cindy për të marrë pjesë në konkursin “Miss Buffalo”. “Mund të bëhet gruaja e parë në SHBA që mban titullin First Lady dhe Miss Buffalo”, tha Mekein. Por për fat të keq për zonjën Mekein, që të fitohej çmimi mbretëresha e bukurisë në Buffalo, femrat duhej të kalonin disa prova. Mes tyre edhe një paraqitje me bluzë të lagur me një ekzibicion të sikletshëm prej kubisteje. Nëse nuk e besoni, video të konkursit të Miss Buffalo janë në Youtube. A do të ketë kurajën zonja Mekein të hyjë në konkurs?!