Ratko Mlladiç mbrohet nga një ushtri me 200 truproja
Gjenerali serb i dyshuar për krime lufte, Ratko Mlladiç, fshihet në një bunker me një ushtri që shërben vetëm për të mbrojtur atë, me 200 ushtarë.
Sipas gazetës britanike “Mirror”, një dëshmitar ka thënë se policia tani përballet me një garë kundër kohës për të arrestuar gjeneralin që akuzohet bashkë me Karaxhiçin për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, pasi Mlladiç është i sëmurë rëndë. Dëshmitari 43-vjeçar tha se ai ishte truproja e tij dhe po negocion për çmimin 5 milionë dollarë që është vënë për kokën e tij nga Haga. “Ratko Mlladiç po fshihet në një bunker të erës së Titos në kufi me Maqedoninë. Por ai është shumë i sëmurë”, tha ai. Nga Beogradi nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, por pritet që forcat e sigurisë të dërgohen në atë vend. Ekspertët thanë se ai i ka shpëtuar kërkimit prej 13 vitesh, pasi është mbrojtur nga ushtria besnike dhe pritet që arrestimi i tij të përfundojë në një betejë. Ndërkohë Serbia ka intensifikuar kërkimin e ish-gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç, si njëri ndër të kërkuarit kryesorë të Hagës, thanë zyrtarët në Beograd. Rasim Lajiç, përgjegjës për bashkëpunim me Tribunalin, tha se kohët e fundit janë kontrolluar shumë lokacione në kërkim të Mlladiçit, por nuk dha detaje të tjera. Pas arrestimit të ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, para dy javësh, në arrati kanë mbetur edhe dy të kërkuar kryesorë të Tribunalit: Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç, arrestimi i të cilëve është premtuar se do të ndodhë shumë shpejt nga autoritetet serbe. “Ne po i mbajmë sekret detajet mbi kërkimin e tyre”, tha Lajiç në një intervistë në të përditshmen “Vecernje Novosti. Askush nuk mund të fshihet përgjithmonë. Një gabim i vogël i Karaxhiçit mjaftoi që ne ta arrestonim”, tha ai duke shtuar se, “dorëzomi i dy të kërkuarve të tjerë do të ishte gjëja më emirë për vendin”. Policia në zonën serbe të Bosnjës, Republika serbe, tha dje se ata po vazhdojnë aktivitetin e tyre për të thyer rrjetin që mbron Mlladiç. “Shkëmbimi i informacioneve ndodh ndërmjet agjencive të sigurisë që kërkojnë Mlladiç”, tha drejtori i policisë, Uros Pena në një konferencë në Banja Luka dhe shtoi se, “aktiviteti do të vazhdojë derisa ata të kapen apo të dorëzohen”.