Alarmi ne Pakistan rifillojne permbytjet e tjera
Pakistani rrezikon te permbytet serish ndersa situata vazhdon te perkeqesohet ne provincen jugore te Sindit. Ujerat ne rritje kane detyruar dhjetera mije njerez te largohen nga shtepite duke shtuar numrin e miliona te tjereve qe kane nevoje per ndihme.
Ne veri permbytjet kane filluar te bien duke zbuluar pamjen e plote te shkaterrimeve. Organizata Nderkombetare e Migrimit ka bere te ditur se nevojat per strehim per shkak te permbytjeve i kalojne kapacitetet e qeverise pakistaneze dhe te agjencive nderkombetare te ndihmes. OKB-ja njofton sa ka pasur nje rritje te parave te premtuara si ndihme ndersa eshte plotesuar gjysma e premtimeve. Miliona vete jane ende ne pritje te furnizimeve te para me ndihma humanitare. Nikolas Rider nje nga zedhenesit e Zyres se OKB-se per ceshtjet e Koordinimit te Ndihmave Humanitare beri te ditur se si po shperndahen ndihmat. Ne po synojme te japim ndihmen tone per njerezit me ne nevoje dhe per njerezit qe qeveria mendon se nuk ka mundesi te shkoj tek ata. Ka afro 1.5 milione te pastrehe per momentin dhe njerez qe kane nevoje per strehim dhe ne po punojme tu cojme pajisje strehimi nderkohe qe qeveria po kujdeset per evakuimet dhe po ofrojne nje asistence te madhe ne kete drejtim. Ne jemi duke punuar ne partneritet me qeverine pakistaneze per te permbushur dhe plotesuar ate qe ata po bejne.
Oferta
India i ka ofruar Pakistanit nje ndihme urgjente prej rreth pese milione dollaresh. Megjithate Pakistani heziton te pranoje ndihmat nga India. Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun gjate nje vizite ne rajonin e katastrofes i beri thirrje bashkesise nderkombetare per nje ndihme urgjente prej 460 milione dollaresh ne menyre qe te sigurohet perkujdesja gjate tre muajve te ardhshem ndaj 20 milione te prekurve nga katastrofa natyrore. Ne qarqet e qeverise pakistaneze thuhet se kjo eshte nje teme delikate. Pese milione dollare ndihme urgjente i ka ofruar Pakistanit armiku i betuar dhe vendi fqinj India si kontribut per tejkalimin e katastrofes se permbytjeve. Megjithate Pakistani ende nuk i ka dhene pergjigje Indise. Politikani pakistanez Sajas Naser sqaron shkaqet Ky ngurrim ka te beje me krenarine kombetare. Nga ana tjeter duke marre parasysh permasat e tmerrshme te kesaj katastrofe do te duhej te mirepritej cdo lloj ndihme. Megjithate qeveria pakistaneze duhet te mendoje edhe per pasojat politike. Ajo e ndjen veten te dobesuar. Mediet diskutojne tani per besueshmerine e kesaj qeverie dhe per nje drejtim te keq qeveritare. Pranimi i ndihmave nga India ne nje moment te tille mund te rrezikoje edhe me shume imazhin e saj.
India dhe Pakistani megjithe tensionet kane ndihmuar njera-tjetren gjate dhjete viteve te fundit ne perballimin e katastrofave natyrore. Ne vitin 2001 ne qytetin Bhuj ne shtetit federal indian Gujarat si pasoje e nje termeti paten humbur jeten rreth 25 mije njerez. Ky nuk eshte rasti i vetem i ndihmes mes ketyre dy vendeve. Qe prej pavaresise se tyre ne vitin 1947 India dhe Pakistani kane zhvilluar tri luftera. Perpjekjet e fundit modeste per te filluar nje proces te qendrueshem paqesor kane deshtuar. Se fundi sulmet e nentorit 2008 ne metropolin financiar Mumbai i kane dhene nje goditje te rende perpjekjeve per shtensionimin e raporteve mes dy vendeve. I mbijetuari i vetem i sulmeve Ajmal Kasab ishte nga Pakistani. Ai e ka pranuar se sulmet ishin planifikuar nga territori pakistanez.
BOX
Rusi zhvillohet samiti me teme Pakistanin
Presidenti i Rusise Dimitri Medvedev eshte takuar diten e djeshme me udheheqesit e Pakistanit Afganistanit dhe ai i Taxhikistanit. Ne samit u publikua nje deklarate ku do te behet thirrje per me shume perkrahje nderkombetare per viktimat e vershimeve ne Pakistan. Ne kete samit qe u mbajt ne rezidencen e Medvedevit ne Detin e Zi ne bregdetin e Sochit gjithashtu u diskutua edhe per trafikimin e droges ne Afganistan dhe kercenimet terroriste kunder vendeve te rajonit.
Izraeli bombardon Rripin e Gazes nuk ka viktima
Izraeli ka bombarduar disa pjese te qendres dhe jugut te Rripit te Gazes me raketa ajer-toke. Sipas zyrtareve te Palestines nuk jane raportuar te lenduar si shkak i ketyre sulmeve. Aeroplanet bombardues te Izraelit kane goditur nje tunel permes se cilit zhvillohet kontrabande ne qytezen Rafah ne afersi te kufirit me Egjiptin. Njoftohet se nga shkaku i sulmeve tuneli eshte shkaterruar. Nderkaq nje sulm tjeter izraelit ka goditur nje objekt te zbrazet ne qytetin e Khan Younis. Objekti i sulmuar gjendet afer telave rrethues te kufirit ne mes te juglindjes se Gazes dhe Izraelit. Terheqja e Izraelit nga Rripi i Gazes nuk ka influencuar per gjetjen e nje zgjidhjeje te konfliktit ne Lindjen e Mesme. Gati 2.000 familjeve iu desh te largoheshin ne mes te gushtit 2005 nga vendbanimet te cilat Izraeli i kishte ndertuar ne territorin palestinez gjate luftes gjashteditore ne vitin 1967. Pas kesaj konflikti u ashpersua me marrjen e pushtetit nga Hamasi ne Rripin e Gazes dhe me bllokaden izraelite. Ne veren e vitit 2007 Hamasi mori perfundimisht pushtetin ne Rripin e Gazes. Izraeli pas kesaj vendosi rrethimin hermetik te Rripit te Gazes duke u ndiere i forte. Edhe europianet dhe Kombet e Bashkuara treguan mirekuptim per pozicionin e Izraelit dhe nisen te dergojne ndihmat e tyre per ne Gaza permes OJQ-ve ne vend te instancave qeveritare - gje qe mund te kuptohej si bashkepunim me Hamasin. Izraeli ka reaguar ashper duke sulmuar anijet me ndihma te nisura drejt Rripit te Gazes.
Tel Aviv zevendeskonsulli turk u kercenua nga nje palestinez
Zevendeskonsulli turk ne Tel Aviv u kercenua nga nje palestinez. Eshte zbardhur me ne fund incidenti i ndodhur dy dite me pare ne ambasaden turke ne Tel Aviv ku nje person hyri duke kercenuar punonjesit dhe diplomatet. Sipas Ankarase ai kerkonte azil politik ne Turqi duke kercenuar se do te merrte peng zv/konsullin. Pas 7 oresh ai eshte dorezuar dhe sipas policise behet fjale per shtetasin Nadim Injaz nje palestinez qe 4 vjet me pare tentoi te hynte ne te njejten menyre edhe ne ambasaden britanike. Ne momentin e arrestimit ai kishte me vete nje thike nje shishe benzine dhe nje pistolete. Policia thekson se ai eshte liruar para pak ditesh nga burgu.
Moske
Alarm per bombe ne zyrat e WTC-se
Ne Moske zyrat e World Trade Center qe ndodhen prane Shtepise se Bardhe ne seline e qeverise ruse u evakuuan pas nje telefonate anonime ne polici per lende plasese. Lajmin e beri te ditur agjencia Interfax duke cituar burime zyrtare te policise. Agjentet kane hyre ne ndertese per te pare me imtesi te gjithe ambientin ndersa masat e sigurise ne kryeqytetin rus jane forcuar. Masa te sigurise jane marre edhe ne metro ne stacionet hekurudhore dhe ne vendet e transportit publik.
Indi
17 femije te vdekur nga shembja e shkolles
17 femije kane mbetur te vrare pas shembjes se nje shkolle ne shtetin e Uttarakhand ne vazhdim te shirave te furishem ne Indi.
Lajmin e ka bere te ditur nje pergjegjes i sherbimit te ndihmes se shpejte sipas te cilit kerkimet vazhdojne pasi mund te kete persona te tjere nen rrenoja. Cdo vit mes qershorit dhe shtatorit zona eshte e prekur nga shirat dhe musonet qe permbytin fshatra dhe shkaktojne vdekjen e personave dhe kafsheve. Nuk dihet ende se sa eshte bilanci perfundimtar i viktimave.
19 Gusht 2010