E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundimi i misionit ne Irak Obama SHBA-te paguan nje cmim te larte



Presidenti i SHBA-ve deklaroi zyrtarisht perfundimin e luftes ne Irak. Gjithsesi ai theksoi se ndihma per Irakun do te vazhdoje ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit dhe ruajtjes se stabilitetit te shtetit. Kjo do te thote se irakianet jane tani vete pergjegjes per sigurine ne vendin e tyre. Ne nje fjalim drejtuar kombit presidenti amerikan Obama deklaroi se misioni ushtarak ne Irak perfundoi Misioni luftarak ne Irak perfundoi. Operacioni per paqen ne Irak mori fund dhe irakianet tani e kane vete pergjegjesine per sigurine e vendit te tyre deklaroi Obama ne Shtepine e Bardhe ne Uashington. Sipas tij SHBA-te kane paguar nje cmim shume te larte per te ardhmen e Irakut por tani eshte koha qe vemendja te perqendrohet te ekonomia. SHBA-te paguan nje cmim te larte per tia dhene ne duart e veta popullit irakian te ardhmen e Irakut. Ne derguam atje djemte dhe vajzat tona qe bene sakrifica te medha dhe kemi shpenzuar atje shuma gjigante nderkohe qe ne vend buxheti eshte i ulet. Sipas presidentit Obama detyra me e rendesishme tani eshte rimekembja e ekonomise amerikane. Kostot e jashtezakonshme te luftes kane bere qe investimet ne SHBA te lihen pas dore dhe borxhet te ngrihen ne nje nivel teper te larte tha presidenti amerikan. Duke folur per paraardhesin e tij Obama tha se askush nuk mund ta vinte ne dyshim dashurine e presidentit Bush per vendin apo angazhimin e tij per sigurine megjithate ai tha se forca dhe ndikimi i Amerikes ne bote duhet mbeshtetur fuqimisht tek begatia brenda vendit. Lufta ka kushtuar mbi nje trilion dollare fonde te siguruara pergjithesisht permes borxhit te jashtem. Presidenti tha se kjo kishte cuar ne uljen e investimeve ne vend dhe kishte kontribuar ne shifrat rekord te deficitit. Ai tha se rimekembja e ekonomise ishte pergjegjesia e tij qendrore. Obama perseriti dy premtimet e tij terheqjen e gjithe forcave amerikane nga Iraku deri ne fund te vitit te ardhshem dhe fillimin e terheqjes se trupave nga Afganistani ne korrik. Keshtu ne Irak do te vazhdojne te qendrojne rreth 50.000 ushtare amerikane qe do te merren me shkollimin dhe trajnimin e kolegeve te tyre irakiane. Sipas planit ata pritet te largohen nga Iraku vitin e ardhshem.

Fillon ne Irak operacioni Agimi i Ri

Nenpresidenti amerikan Xho Bajden dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts moren pjese ne ceremonine ne Irak e cila shenoi fillimin e operacionit Agimi i Ri emer i ri per misionin e ushtrise se Shteteve te Bashkuara per te ndihmuar dhe keshilluar forcat irakiane. Ceremonia ne Bagdad u mbajt pasi presidenti Barak Obama formalisht shpalli se Shtetet e Bashkuara i kane permbyllur operacionet luftarake ne Irak. Operacioni Liria e Irakut mori fund por angazhimi amerikan ne Irak do te vazhdoje me misionin qe fillon sot Operacionin Agimi i Ri. Kjo ceremoni jo vetem qe e shenon nderrimin e komandes por edhe fillimin e nje kapituli te ri ne marredheniet me Irakun tha Bajden. Gjate ceremonise gjenerali Rej Odierno zyrtarisht ia dorezoi komanden e afro 50 mije trupave amerikane ne Irak gjeneralit Llojd Ostin i cili ashtu si Odierno ka sherbyer ne Irak qe nga invazioni ne mars te vitit 2003. Me heret Gejts deklaroi se Shtetet e Bashkuara ne Irak nuk jane me ne lufte.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›