E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelitet dhe palestinezet nisin bisedimet per paqe SHBA-te optimiste



Udheheqesit izraelite dhe palestineze jane takuar diten e djeshme ne Uashington per bisedimet e para te drejtperdrejta te paqes ne gati dy vjet. Netanjahu dhe Abas shprehen perkushtimin e tyre ndaj perpjekjeve te paqes gjate nje takimi ne Shtepine e Bardhe me presidentin amerikan Barak Obama. Presidenti amerikan tha se ai eshte deri diku optimist se paqja mund te arrihet. Ai tha se te dy palet e dine se vite mosbesimi nuk mund te zhduken brenda nates. Megjithate ka edhe pengesa duke perfshire kercenimin per dhune e cila eshte shfaqur gjate dy diteve te fundit permes dy sulmeve kunder civileve izraelite per te cilat e mori pergjegjesine grupi militant palestinez Hamas. Abas i denoi te shtenat me arme nga te cilat u vrane kater izraelite dhe u plagosen dy te tjere ne Bregun Perendimor. Keto negociata po mbikeqyren nga sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton.
Ne vazhdim te takimeve ne Uashington me lideret e vendeve te Lindjes se Mesme presidenti amerikan Barak Obama u shpreh optimist per arritjen e paqes ne kete rajon brenda 1 viti.
Mund tia dalim brenda 1 viti. Duhet ta shfrytezojme kete mundesi. Mjaft gjak eshte derdhur mjaft jete te pafajshme kane humbur. I vetmi shteg qe mund te sjelle paqen ne Lindjen e Mesme eshte ai i bisedimeve direkte mes Izraelit dhe palestinezeve tha Obama. Presidenti amerikan thote se izraelitet dhe palestinezet duhet ta shfrytezojne mundesine per te arritur paqe te qendrueshme qe u ofrohet me rifillimin e bisedimeve te drejtperdrejta. Presidenti Obama mirepriti nje nga nje ne Zyren Ovale udheheqesit e Izraelit te Autoritetit Palestinez Jordanise dhe Egjiptit ne kete perpjekje te vrullshme per te cuar perpara ceshtje qe kane qene te zorshme per presidentet e meparshem amerikane. Ne nje nga tri paraqitjet para kamerave televizive me Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton perkrah Presidenti Obama foli per bisedat qe ka pasur me Kryeministrin Netanjahu dhe Presidentin Abas. Sic u thashe ky rast mund te mos perseritet. Nuk mund te lejojne qe tu ike nga duart. Tani eshte koha per udheheqes guximtare dhe vizionare qe tua sjellin popujve te tyre paqen qe meritojne. Presidenti Obama tha se qellimi i bisedimeve eshte zgjidhja e te gjitha ceshtjeve per statusin perfundimtar dhe negocimi i nje marreveshjeje qe con ne themelimin e nje shteti palestinez te pavarur demokratik dhe te qendrueshem qe ekziston ne paqe dhe siguri bashke me shtetin e Izraelit. Nder ceshtjet kyce ne bisedimet e drejtperdrejta eshte pezullimi i pjesshem dhjetemujor i ndertimeve ne vendbanimet e reja ne Bregun Perendimor. Pezullimi skadon me 26 shtator dhe pala palestineze ka kembengulur qe Izraeli te zgjase moratoriumin per ndertime. Kryeministri Netanjahu ka theksuar nevojen per njohjen e Izraelit nga pala palestineze per zotimin e tyre per masa te efektshme dhe te qendrueshme te sigurise si dhe per dhenien fund dhunes. Nderkohe mendohet se raundi i dyte i bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezeve mund te mbahet ne Egjipt. Lajmi konfirmohet nga vete presidenti egjiptian qe sakteson se nese gjithcka vazhdon sipas parashikimeve te paleve veren tjeter situata pritet te jete e qete.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›