E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Papandreu i kerkon presidentit ndihme per tryezen politike



Kryeministri grek Jorgos Papandreu i kerkoi presidentit te vendit Karlos Papulias mbeshtetjen dhe mbledhjen e te gjithe lidereve politike te vendit per te marre perkrahjen e te gjithe parlamentit per kalimin e planit te masave qe parashikojne daljen nga kriza. Ky veprim erdhi pas kritikave te partive opozitare per mosangazhimin ne vendimet e rendesishme te koheve te fundit. Demokracia e Re qe eshte edhe partia me e madhe opozitare ka kerkuar mbledhjen e nje tryeze politike para vendimit BE-FMN qe parashikon dhenien e nje borxhi prej 110 miliarde eurosh. Ndersa Partia Komuniste eshte e mendimit se takimi mes partive nuk do te kishte asnje kuptim pasi te gjitha vendimet jane marre nga qeveria.
Partite opozitare nxisin masen
Te gjitha partite opozitare jane perpjekur te kritikojne qeverine duke u shprehur se masat e percaktuara prekin sektorin privat. Kryetarja e Partise Komuniste Aleka Papariga ka drejtuar nje apel per nje front mbarepopullor kurse kreu i partise se majte Sinaspismos Aleksis Cipras tha se masat e shpallura fusin vendin ne nje tunel te erret prej dy dekadash dhe kerkoi serish referendum popullor. Me tone te ashpra qe e bejne te pamundur arritjen e nje aleance politike aq te vlefshme ne kete situate ishte dhe reagimi i Samaras kreut te partise me te madhe opozitare te Neodemokracise. Ndodhemi para pohimit te nje Vaterloje te vertete parashikimesh dhe politikash te qeverise. Nje qeveri e dobet me nje rezultat te dobet ishte reagimi i kreut nacionalist Karaxhaferis. Te gjitha keto reagime e lene qeverine te vetme ne kalvarin qe sapo ka nisur dhe nuk dihet se si do te perfundoje.
Merkel Ndihma per te stabilizuar euron
Pasi qeveria gjermane ka dhene driten e gjelber per ndihmen ndaj Greqise ne vazhdim pritet vendimi i Bundestagut dhe i Keshillit te landeve per venien ne dispozicion ne tri vitet e ardhshme te kredive me nje shume prej 224 miliarde eurosh. Parlamenti dhe keshilli i landeve synojne ta mbyllin proceduren ligjore deri te premten me nje procedure te pershpejtuar. Sipas kancelares gjermane Angela Merkel kredite e emergjences per Greqine do te stabilizojne euron ne teresi. Premisa per nje ligj te tille u krijua nga nje situate emergjence kur Greqia praktikisht nuk kishte me akses ne tregjet finaciare dhe nga kjo situate do te kishte pasoja stabiliteti i euros. Reagimi yne ne formen e ligjit nuk do te thote vetem ndihme per Greqine por edhe stabilizim te euros me kete ndihmojme edhe njerezit ne Gjermani. Vendet e Eurozones dhe Fondi Monetar Nderkombetar do ti japin Greqise kredine prej 110 miliarde eurosh.
Starton greva 48-oreshe
Pas masave te rrepta te qeverise greke diten e sotme vendi helen do te paralizohet nga greva 48 oreshe e punonjesve te sektorit publik. Protestuesit kundershtojne marrjen e ndihmes te ofruar nga Gjermania dhe vendet e tjera si dhe uljen e pagave pensioneve dhe rritjen e taksave. Masat e marra nga qeveria jane cilesuar mizore dhe brutale. Diten e djeshme kane nisur greven punonjesit e bashkive. Nga ana tjeter kryeministri Papandreu ka thene se anulimi i projektit eshte i pamendueshem per te shpetuar vendin nga falimentimi edhe pse shoqatat e sindikatat e akuzojne se po e shtyn vendin drejt nje katastrofe sociale. Dy dite me pare qeveria greke ra dakord me Fondin Monetar Nderkombetar FMN dhe me Bashkimin Europian per arritjen e nje marreveshjeje per ndihma financiare prej miliarda eurosh. Marreveshja kerkon sipas kryeministrit Jorgos Papandreu sakrifica te medha perndryshe vendi do te falimentonte.

4 Maj 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›