E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB futet ne rend dite projektrezoluta e Serbise per Kosoven



Projektrezoluta e paraqitur nga Serbia eshte futur ne rend dite per shqyrtim ne fillim te shtatorit. Lajmin e ben te ditur RTK duke iu referuar njoftimit te zedhenesit te presidentit te Asamblese se Pergjithshme. Projektrezoluta eshte caktuar te shqyrtohet me 9 shtator mirepo kjo date mund te ndryshoje tha zedhenesi. SHBA-te kane deklaruar se mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka perforcuar ne menyre te vendosur qendrimin se Deklarata e Pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me ligjin nderkombetar. Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton ka thene se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne ti nxisin ato shtete qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves qe te ndermarrin kete hap. Nderkohe presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni do te udhetojne per ne Nju Jork javen e pare te shtatorit. Lajmin e beri te ditur zedhenesi i qeverise Memli Krasniqi te cilit i referohet Telegraf. Krahas diplomateve perendimore presidenti kryeministri dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni do te perfshihen ne lobimin kunder projektrezolutes serbe te cilen Beogradi e ka deponuar per votim ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Shtete te fuqishme perendimore qe perkrahin Kosoven kane paralajmeruar Serbine se teksti i rezolutes se saj eshte i papranueshem per shkak se ben thirrje indirekte per rifillim te negociatave per statusin. Per nje fitore te mundshme ne OKB eshte shprehur edhe kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi i cili deklaroi se Kosova me aleatet e saj do ta mundin Serbine edhe ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Kryetari i Kuvendit keto komente i beri pas nje takimi me arbereshet e Italise madje sipas tij kjo do te jete goditje e radhes per Serbine nga ana e Kosoves. Krasniqi shprehu besimin se Asambleja e Pergjithshme e cila dikur miratoi kerkesen e Serbise per te derguar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ceshtjen e Kosoves do ta respektoje mendimin pozitiv qe i eshte dhene shpalljes se pavaresise se vendit nga kjo Gjykate.

Ish-presidenti Xhimi Karter do te vizitoje Korene e Veriut

Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter thuhet se do te vizitoje Korene e Veriut me shpresen per te siguruar lirimin e nje shtetasi amerikan i cili mbahet i burgosur qe nga muaji janar nen akuzen se ka hyre ilegalisht ne vend. Revista Foreign Policy duke cituar burime te aferta me zotin Karter thote se nese shkon ish presidenti 85-vjecar do ta vizitonte Penianin si qytetar privat. Ne vitin 1994 ish-presidenti Xhimi Karter vizitoi Korene e Veriut per bisedime mbi ambicjet e vendit per arme berthamore. Tani ish-presidenti shpreson te shkoje perseri ne vendin e izoluar por me nje mision tjeter per te siguruar lirimin e nje shtetasi amerikan. Policia koreano-veriore e arrestoi amerikanin Ajxhalon Mahli Gomes-in nga Bostoni i shtetit Masacusets ne muajin janar nen akuzen se kishte hyre ilegalisht nga Kina. Ai u denua me 8 vjet burg dhe me nje gjobe prej rreth 700000 dollaresh. Media zyrtare e Korese se Veriut njoftoi muajin e kaluar se Gomesi u perpoq te kryente vetevrasje. Departamenti amerikan i Shtetit kohet e fundit dergoi nje ekip ne Penian per lirimin e shtetasit amerikan por pa sukses. Zedhenesi P.J. Krolli tha se zyrtaret amerikane jane te shqetesuar per shendetin e zotit Gomes dhe se vazhdojne perpjekjet ne drejtim te Penianit per lirimin e tij per arsye humanitare. Disa eksperte thone se vizita e zotit Karter mund te perfshinte edhe ceshtje te tjera pervec lirimit te amerikanit. Lajmi i vizites se mundshme te ish-Presidentit vjen nderkohe qe Kina ben perpjekje te reja per rifillimin e bisedimeve shumepaleshe lidhur me programin berthamor te Korese se Veriut dhe kur tensionet ne gadishullin korean jane rritur.

Mitrovice serbet protestojne ndaj vendimit te Beogradit

Mese 100 serbe kane protestuar dje ne veri te Mitrovices ne shenje te pakenaqesise me vendimin e Gjykates Kushtetuese te Serbise per heqjen e fondit shtese per Kosoven. Protestuesit kane kerkuar korrigjimin e ketij vendimi duke vleresuar se heqja e shtesave per 45 mije punonjesit serb qe marrin paga nga Serbia do te ndikoje ne largimin e kuadrove te kualifikuara serbe nga Kosova. Vleresohet se te gjithe keta punetore marrin paga nga Serbia per angazhimin e tyre ne institucionet e shendetit arsimit postes dhe administrates paralele serbe te krijuar ne Kosove. Mesazhi qe iu dergua Qeverise se Serbise nga kjo proteste ishte qe pagesat te vazhdojne me shtesa deri ne gjetjen e nje zgjidhje tjeter e cila do ti nivelizonte pagat e punonjesve serb te Kosoves me ata te Serbise.

Ballkan
Kryediplomati gjerman Vestervelle tur treditor ne rajon

Zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Gjermanise Andreas Peshke ka bere te ditur se shefi i diplomacise gjermane Guido Vestervele do te nise nje turne treditor neper vendet e Ballkanit. Gjate udhetimit te tij Vestervele do te qendroje edhe ne Kosove.
Eshte koha te fokusohemi ne hapat praktike per te normalizuar marredheniet mes Kosoves dhe Serbise ka thene Peshke gjate nje konference per media. Nderkohe dy dite me pare ministri gjerman i beri thirrje Beogradit zyrtar te ndryshonte ose anulonte projektrezoluten per Kosoven thirrje kjo qe nuk u mor ne konsiderate nga autoritetet.

Somali
Viktimat nga sulmet ne hotel 32

Persona te armatosur sulmuan nje hotel prane pallatit presidencial ne Mogadishu te Somalise dhe vrane disa deputete ne diten e dyte te nje ofensive islamike ne zone. Zevendeskryeministri somalez tha se numri i viktimave eshte 32 dhe 6 prej tyre jane ligjvenes. Agresoret militante te krahut te Al Kaedes ne vend ishin maskuar si ushtare qeveritare. Ata iu afruan hotelit Muna qelluan mbi rojet e me pas njeri hodhi veten ne ere brenda nderteses. Sulmi vjen ne diten e dyte te luftimeve te ashpra qe kane shperthyer mes militanteve islamike Al Shahab dhe trupave te qeverise se tranzicionit te mbeshtetur nga unioni afrikan.

Kili
Manjati i minierave u ofron para familjeve te minatoreve

Nje manjat i minierave ne Kili i ka ofruar rreth 7600 euro cdo familjeje te minatori te bllokuar ne 700 metra thellesi prej disa ditesh. Ky eshte nje cek qe secili do ta marre pasi te dale prej andej tha Leonardo Farkas padroni multimilioner i kompanise minerare Santa Fe. 33 minatoret jane te bllokuar prej dy javesh ne minieren e San Jose dhe do ta shohin driten e diellit pas 3 ose kater muajsh. Dy dite me pare presidenti i vendit beri te ditur se sondat kishin mundur te nxirrnin nga thellesia nje leter ne te cilen minatoret shkruanin se ishin gjalle.

Irak
Mbeten me pak se 50.000 ushtare amerikane

Sipas te dhenave te forcave te armatosura amerikane ne Irak jane te stacionuar tani me pak se 50.000 ushtare amerikane. Me terheqjen e njesive te fundit luftarake perfundoi ne kete menyre para kalimit te afatit te 31 gushtit operacioni Liria irakiane beri te ditur me tej nje edhenes. Trupat e mbetura do te aftesojne forca irakiane te sigurise do ti mbeshtesin keto gjate aksioneve te mbrojtjes kunder terrorit dhe do te mbrojne ndertesat amerikane. Sipas planeve te presidentit Barak Obama deri ne fund te 2011-es te gjithe ushtaret amerikane do te jene larguar nga Iraku.

25 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›