E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA projekti i xhamise kundershtohet edhe nga demokratet



Projekti per ndertimin e nje xhamie afer vendit ku ndodhen sulmet terroriste me 11 shtator 2001 eshte kundershtuar edhe nga demokratet pavaresisht mbeshtetjes qe mori nga presidenti Obama.
Senatori i njohur Herri Reid publikisht ka shprehur mospajtim me presidentin Barak Obama duke argumentuar se edhe pse Kushtetuta mbron lirine fetare xhamia duhet te ndertohet diku tjeter. Kritiket e planit per ndertimin e nje qendre te komunitetit islam dhe te nje xhamie dy blloqe nga vendi i sulmit terrorist thone se kjo paraqet lendim te ndjenjave te familjeve te viktimave qe jane vrare ne sulmin e ndermarre nga ekstremistet islamike. Me 13 te ketij muaji presidenti Obama tha se xhamia do ti nderonte viktimat pasi paraqet vleren amerikane te lirise se religjionit. Ne Shtetet e Bashkuara jetojne rreth 7 milione myslimane. Por per shume amerikane islamizmi eshte i lidhur me ekstremiste si Osama bin Laden. Presidenti i SHBA-ve Barak Obama ka rene dakord me ndertimin e nje xhamie dhe te qendres kulturore Cordoba Center qe nje shoqeri myslimane kerkon te ndertoje pak metra nga Ground Zero ku gjendeshin kullat binjake qe u sulmuan 11 shtator nga terroristet e Al Kaedes. Obama eshte shprehur se ne baze te principit te lirise fetare myslimanet kane te drejten te ndertojne Cordoba-n. Por ky projekt eshte kundershtuar nga shume amerikane te cilet thone se ndertimi nuk do ti respektoje kujtimet e me shume se 2.700 njerezve te cilet humben jeten ne sulmet e 11 shtatorit ne Nju-Jork. Ky projekt eshte kundershtuar hapur edhe nga politikanet konservatore si ish-kandidatja republikane per nenpresident Sarah Palin dhe republikani Njut Gingric ish-foles i Dhomes se Perfaqesuesve. Ata kane bere thirrje per terheqjen e ketij projekti i cili sipas tyre nuk eshte aspak dinjitoz. Ne nje takim me diplomate nga vendet islamike dhe anetare te komunitetit te myslimaneve ne Shtetet e Bashkuara Obama tha se myslimanet kane te drejte te njejte qe ta praktikojne fene e tyre si gjithe te tjeret ne Amerike. Presidenti amerikan tha se kjo e drejte perfshin edhe mundesine e ndertimit te vendit te adhurimit dhe qendres se komunitetit ne pajtim me ligjet amerikane per ndertimin e objekteve te tilla.
Presidenti shtoi se perkushtimi kushtetues i Amerikes per lirine e religjionit duhet te jete i palekundur dhe pa perjashtim per religjione te vecanta.

Itali nderron jete ish-presidenti Kosiga

Francesko Kosiga ish-president dhe kryeminister i Italise ka nderruar jete ne moshen 82 vjecare. Ai ndodhej i shtruar ne spitalin e Romes Gemelli prej 9 ditesh ndersa gjendja e tij shendetesore ishte renduar gjate nates. Kosiga sipas raportimit mjekesor te mengjesit kishte shfaqur nje perkeqesim te frymemarrjes. Ish presidenti italian u shtrua ne spital per nje terapi intensive pasi pati probleme me frymemarrjen per shkak edhe te uljes se tensionit te gjakut. Ne castet e fundit te jetes ai shoqerohej nga femijet e tij Xhuzepe dhe Anamaria te aferm miq dhe roje te cilet presidenti i quante engjejt mbrojtes. Kosiga u zgjodh si kreu i senatit italian ne 12 korrik te vitit 1983 dhe e mbajti kete detyre deri ne vitin 1985 kur u zgjodh President i vendit. Francesko Kosiga dha doreheqjen dy muaj para perfundimit te mandatit ne vitin 1992. Me pas ai u shpall si Senator i perjetshem.

Permbytjet BB i jep Pakistanit nje kredi prej 900 milione dollaresh

Banka Boterore i siguroi qeverise pakistaneze nje kredi prej
rreth 900 milione dollaresh ose rreth 702 milione euro lidhur me permbytjet qe preken vendin. Mbi nje e katerta e Paksitanit ndodhet nen uje 20 milione njerez jane te pastrehe. Te prekurit nga kjo katastrofe ankohen se qeveria po shperndan ushqime vetem kur mediet jane aty prezent. Sipas vleresimeve te organizates humanitare nderkombetare Care Pakistani ndodhet ne prag te nje krize urie. Deri 35 milione femije mund te vdesin nga hepatiti tifoja dhe diarreja. Krahas rrugeve urave dhe siperfaqeve bujqesore jane mbi 720.000 shtepi te rrenuara ose pjeserisht te demtuara. Pasojat e katastrofes ne ekonomine e vendit aziatik jane te medha tha nje zedhenes ne Uashington. Kete e konfirmoi edhe koordinatori i OKB-se per ndihmat humanitare Xhon Holms ne nje interviste per CNN.

SHBA
Qeveria kritikon armatimin ne rritje te Kines

Kina vazhdon te rrise me tej epersine ushtarake kundrejt Tajvanit. Ky eshte perfundimi sipas nje raporti te Departamentit amerikan te Mbrojtjes cka nenkupton se Republika Popullore ka zgjeruar fushat me arme berthamore te raketave me rreze te gjate veprimi te nendeteseve te aeroplanmbajtesve dhe te luftes ne internet. Me kete spostohet edhe baraspesha ushtarake ne rrugen e Tajvanit edhe me tej ne dobi te Pekinit thuhet ne Pentagon. Mediet shteterore kineze kritikojne raportin si nje nderhyrje ne punet e brendshme.

Rumani
Vdesin tri foshnja nga zjarri ne maternitet

Nje zjarr ne repartin e terapise intensive te maternitetit te nje spitali ne kryeqytetin rumun ka shkaktuar vdekjen e tre te porsalindurve dhe plagosjen e tete foshnjave te tjera. Tragjedia thuhet se mund te kete ndodhur nga nje shperthim i impiantit elektrik te godines i shkaktuar ndoshta nga nje keqfunksionim i nje kondicioneri. Disa prej te porsalindurve jane ne gjendje shume te rende. Kane djegie 70-80 per qind te trupit ka thene Dan Xhorxh Enescu pergjegjes i spitalit pediatrik ne Bukuresht.
Rumania eshte nje nder vendet me te varfra ne BE dhe sherbimi shendetesor konsiderohet si nje nder me te dobetit.

Rusi
20 te plagosur nga shperthimi ne jug te vendit

Policia lokale tha se te pakten 20 njerez jane plagosur nga shperthimi ne qytetin Pjatigorsk ne jug te Rusise ne Kaukazin Verior. Nuk eshte e qarte se cfare e shkaktoi shperthimin i cili ndodhi ne nje kafene. Agjencite ruse te lajmeve raportuan se nga shperthimi u thyen xhamat e automjeteve ne largesi deri 200 metra. Disa ore me heret nje sulmues vetevrases shkaktoi vdekjen e nje oficeri te policise ne Osetine Veriore. Nuk dihen ende detaje te tjera lidhur me keto ngjarje nderkohe policia ka bere te ditur se po punon per te zbardhur cdo paqartesi.

Iran
Aeroplani luftarak rrezohet afer centralit atomik

Nje aeroplan luftarak F4 i Iranit eshte rrezuar ne afersi te nje centrali berthamor ne jug te ketij shteti. Nga kjo fatkeqesi vetem pilotet e aeroplanit jane lenduar. Zyrtari i qeverise lokale Golam Reza Keshtkar thote qe incidenti ndodhi rreth 6 kilometra ne veri te qytetit Bushehr vendi ku ndodhet centrali i pare berthamor qe do hyje ne funksion te shtunen me 21 gusht.
Keshtkar citohet te kete thene se dy pilotet e aeroplanit kane arritur me sukses qe te dalin nga aeroplani. Ata po trajtohen ne spital por nuk eshte dhene asnje detaj rreth gjendjes se tyre.

18 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›