Xhamia ne Nju Jork Obama humbet pike dhe ve ne rrezik zgjedhjet
Mbeshtjetja e ndertimit te nje xhamie dhe te nje qendre tregtare afer kuotes zero ku u realizuan sulmet terroriste te 2001-s ne Nju Jork mund ti kushtoje presidentit Barak Obama shume duke rrezikuar keshtu zgjedhjet e nentorit. Epiqendra e sulmeve terroriste ne te vertete eshte vend i shenjte. Por me lejoni te jemi i qarte me ju. Si qytetar dhe si president i vendit une besoj se myslimanet kane te drejte te ushtrojne besimin e tyre si cdokush tjeter ne kete vend perfshire te drejten per ndertimin e nje vendi per adhurim ne nje qender komuniteti ne nje prone private ne Manhatanin e poshtem. Kjo ishte deklarata e presidentit Obama ndersa nje dite me pas ai tha se megjithese mbeshtet te drejten e myslimaneve per ndertimin e nje qendre komuniteti dhe nje xhamie afer epiqendres se sulmeve terroriste ai nuk donte te komentonte se sa me vend e konsideronte kete zgjedhje. Komentet e presidentit revoltuan shume kundershtare te ndertimit te xhamise ne afersi te vendit ku kane ndodhur sulmet terroriste te vitit 2001. Ne mesin e tyre eshte edhe ish-guvernatorja e Alaskes Sarah Palin e cila po inkurajohet nga disa konservatore qe te konkurroje ne garen presidenciale te vitit 2012. Kjo ceshtje shkakton dhimbje. Kjo eshte nje goditje ndaj viktimave te pafajshme te cilet u vrane me 11 shtator te vitit 2001. Si mund ta pershkruash ndryshe Ai nuk e kupton se ky plan nuk perfill ndjenjat e njerezve. Ndertimi i xhamise ishte ceshtje e debatueshme kryesisht ne Nju Jork para nderhyrjes se presidentit dhe disa republikane tani shpresojne ta bejne kete pjese te debatit kombetar para fillimit te zgjedhjeve te nentorit per Kongres. Sipas nje ankete te opinionit publik e kryer nga CNN 68 per qind e te anketuarve kundershtojne ndertimin e qendres islamike kaq prane epiqendres se sulmeve terroriste te vitit 2001. Por presidenti Obama mori pike per qendrimin e tij parimor ne mbeshtetje te atyre qe duan te ndertojne xhamine.
Nihad Auad eshte drejtor ekzekutiv i Keshillit mbi Marredheniet Amerikano-Islamike. Keto jane parimet e te drejtave kushtetuese te Amerikes qe nuk duhet te anashkalohen negociohen apo te jene subjekt i ndjenjave emocionale te atyre qe jane kunder ndertimit te xhamise e qe ka orkestruar kete reagim histerik nga disa politikane. Deklarata e presidentit ishte e nevojshme dhe ne kohen e duhur. Por kjo deklarate do te kuptohet me ndryshe ne arenen nderkombetare se sa ne vend thote Xhon Farina nje ekspert i fese ne universitetin George Mason ne Virxhinia.
Duke e pare tekstin une mendoj se deklarata kishte nje mesazh i cili thekson faktin se Amerika beson ne idealet e veta edhe kur nuk u shkon per shtat disa vetave. Ky eshte nje mesazh i mire. Por kjo nuk eshte menyra si e komentojne disa amerikane.
Analistet e politikes thone se duke marre parasysh kundershtimin e opinionit publik ndaj ndertimit te xhamise afer epiqendres se sulmeve terroriste presidenti dhe demokratet do te paguajne nje cmim politik per kete ceshtje ne zgjedhjet e nentorit. Lerri Sabato drejtues i Qendres per Politikat ne universitetin e Virxhinias shprehet nderkaq se mbeshtetja ndaj ndertimit te xhamise ishte politikisht e gabuar dhe e panevojshme pasi behej fjale thjesht per nje ceshtje lokale. Kjo sipas tij i ka shtuar nje barre te panevojshme kandidateve demokrate te cilet do te marrin pjese ne zgjedhjet e nentorit e ne te cilat natyrisht Obama nuk do te marre pjese.
Irak ambasadori i ri i SHBA-ve Xhefri paraqet letrat kredenciale
Ambasadori i ri i SHBA-ve ne Irak Xhejms Xhefri ua paraqiti kredencialet e tij diplomatike zyrtareve irakiane disa ore pas mberritjes se tij ne kete vend. Xhefri u takua me presidentin e Irakut Xhalal Talabani dhe ministrin e jashtem Hoshjar Zebari ne nje ceremoni ne Bagdad. Shpreh kenaqesine per takimin me presidentin Talabani dhe qe po paraqis kredencialet e mia diplomatike tha Xhefri emerimi i te cileve u konfirmua nga Senati i SHBA-ve me 5 gusht. Eshte nje nder i madh per mua qe te kthehem ne Irak. Mezi po pres te takoj miqte e vjeter te forcoj lidhjet me lideret e Irakut si dhe te perpiqem per thellimin e angazhimit tone per kete vend. Xhefri kishte qene i ngarkuari me pune ne Irak nga marsi ne qershor 2005 dhe zevendes-shefi i misionit ne Bagdad nga qershori 2004 deri ne mars 2005. Perpara emerimit te tij ai ishte ambasador ne Turqi. Ai ka sherbyer gjithashtu si i derguari i larte ne Shqiperi. Xhefri zevendeson Kristofer Hill i cili do te behet dekan i Shkolles Josef Korbel i Studimeve Nderkombetare ne Universitetin e Denverit i cili u themelua ne 1964 nga babai i ish-sekretares se shtetit Medlin Ollbrajt.
Franca fillon debimin e 700 romeve nisen per ne Rumani dhe Bullgari
Franca filloi dje debimin e rreth 700 romeve per ne Rumani dhe Bullgari ndersa me kete rast jane shtuar kritikat per masat e Presidentit Nikolas Sarkozi ndaj emigranteve. Nje avion me rreth 60 rome u nis dje nga nje aeroport i Lionit drejt Rumanise per ne qytetet e Timishoares dhe Bukureshtit. Diten e sotme pritet te nisen edhe avione te tjere dhe autoritetet franceze thone se largimi i romeve do te perfundoje deri ne fund te muajit. Secilit prej romeve ne moshe madhore ju dhane nga 385 dollare dhe te miturve nga 130 dollare per te mbuluar shpenzimet e sistemimit te tyre ne vendet e tjera. Sarkozi tha se debimi i romeve eshte nje mase qe po merr qeveria ne kuadrin e luftes kunder krimit ndersa zyrtare te tjere thone se vete romet kishin kerkuar te largoheshin nga Franca.
Pakistan thellohet kriza humanitare OKB kerkon marrje masash
Kriza humanitare ne Pakistan e shkaktuar nga permbytjet e medha sa vjen dhe thellohet. Organizata e Kombeve te Bashkuara ka thene se ne provincen e Pujabit dhe Sindhit 4 milion persona kane mbetur te pastrehe. Gjithsej 8 bilione njerez kane nevoje per ndihme ugjente nderkohe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se do te adresoje Asamblene e Pergjithshme pas vizites ne Pakistan. Ai pritet ti kerkoje anetareve te Asamblese te kontribuojne me shume per fondin e ngritur per ti ardhur ne ndihme Pakistanit.
Gjate vizites se tij ne Pakistan zoti Mun tha se nuk kishte pare kurre katastrofe te tille. Nje e pesta e vendit eshte shkaterruar nga permbytjet. Qytete dhe fshatra te tere jane zhdukur dhe miliona kane humbur gjithcka.
Irak largohen trupat e fundit amerikane
Brigada e fundit sulmuese amerikane ka lene Irakun duke i dhene virtualisht fund 7 vjet e gjysme lufte. Sipas NBC-se Stryker-i i katert ka kaluar kufirin me Kuvajtin. Burime te administrates Obama saktesojne se misioni do te ndryshoje natyre vetem nga 31 gushti kur brigadat e mbetura do te konvertohen ne forca ndihmuese per trupat irakiane. Aktualisht ushtaraket amerikane qe gjenden ne Irak jane 56 mije dhe ne fund te muajit do te shkojne ne 50 mije. Ato do te perqendrohen ne trajnimin e ushtareve irakiane dhe do te marrin pjese ne operacione anti-terrorizem. Automjetet e brigates se katert te Divizionit te dyte te kembesorise kaluan dje ne oret e para te mengjesit per ne Kuvajt. Ushtaret amerikane thane se ndiheshin te lehtesuar qe largoheshin nga Iraku.
20 Gusht 2010