Alarmi nga A/H1N1, 4 viktima në Shqipëri, brenda një dite, nga i njëjti qytet
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Gripi i derrit u ka marrë jetën 4 shqiptarëve deri më sot. Dy viktima janë shënuar brenda ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës ndërkohë që një tjetër pacient nga Durrësi humbi jetën pak ditë më parë po nga e njëjta arsye. Lajmi për vdekjen e dy pacientëve të infketuar me AH1N1 nga Shkodra u konfirmua dje nga Instituti i Shëndetit Publik. Ajo çka specialistët e shëndetësisë vënë në dukje duke mos i dhënë situatës doza alarmi, është se të 4 pacientët të cilët kanë humbur jetën deri më tani kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera kronike krahas infektimit me virusin AH1N1. Por mjekët vënë në dukje gjithashtu se kjo nuk do të thotë se personat që nuk vuajnë nga sëmundje kronike mund të kenë imunitet ndaj AH1N1.
Viktima e parë
Rreth mesditës u mësua se viktima e parë me A/H1N1, ishte një 47 vjeçare nga Shkodra e cila vuante nga patologji të tjera. Prej 5 ditësh 47 vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet ende i ditur ishte shtruar në sanatoriumin e Tiranës pasi gjendja e saj ishte rënduar së tepërmi. Gruaja 47 vjeçare që vuante prek kohësh nga hipertensioni në mushkri dhe obeziteti ishte prekur dhe nga virusi i rrezikshëm i gripit të derrit. Gruaja me sëmundje kronike në mushkri nuk mundi ti bënte ballë virusit të A/H1N1 dhe humbi jetën dje në ambientet e sanatoriumit.
Viktima e dytë
Pak pas pasdites ISHP konfirmoi viktimën e dytë të ditës së djeshme e cila vinte sërish nga Shkodra. Bëhej fjalë për një 53 vjeçar me iniciale R.SH që ndodhej prej datës 6 dhjetor në spitalin e Shkodrës dhe po kurohej nga gripi vdekjeprurës pasi u konfirmua nga analizat se ishte prekur nga ky virus. Burri 53 vjeçar humbi jetën dje dhe mjekët dyshojnë se vdekja është shkaktuar nga virusi A/H1N1. Mësohet se pacienti vuante nga pneumonia masive bilaterale, ndërsa është trajtuar prej 5 ditesh me tamiflu.
Viktima e tretë
Viktimat e shënuara dje në Shqipëri vijnë pas rastit të parë të ndodhur me 3 dhjetor ku një 57 vjeçar nga Sukthi i Durrësit humbi jetën pas prekjes me AH1N1. Edhe kjo viktimë, e para në vend vuante prej shumë kohësh nga tumori beninj i prostates si dhe kishte kaluar edhe infarkt miokardi të një forme të agravuar, megjithatë shkaku i vdekjes së tij ka qenë infeksioni me virusin A H1N1.
Rekomandimi i mjekut
Gripi i derrit tashmë është evident në vendin tonë dhe duket se po merr përmasa galopante. Deri më sot numërohen 310 persona të prekur nga virusi A/H1N1. Duke sjellë në vëmendje se rrezikshmëria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A H1N1 është veçanërisht e lartë në pacientet me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive apo dhe me tumore, Ministria e Shëndetësisë këshillon "të gjithë grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku nga OBSH,dhe veçanërisht të sëmuret kronikë të tregojnë kujdes maksimal duke u konsultuar e kërkuar ndihmën mjekësore në familje nga mjeku i familjes apo specialist në çdo rast që kanë shenjat klinike qoftë edhe të një gripi të zakonshëm, pasi siç jeni në dijeni rastet e infektuara me influencë stinore apo me gripin e zakonshëm po shtohen me ritme te shpejta çdo ditë.”
Mosha mesatare
Ministria këshillon gjithashtu evitimin në maksimum të mjediseve të mbifrekuentuara. Në muajt nëntor-dhjetor është shënuar edhe numri më i lartë i rasteve të diagnostikuar me gripin e derrit. Mosha mesatare e rasteve të prekura është 21 vjeç ndërsa e rasteve të ditëve të fundit është 17.5 vjeç. Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në kryeqytet por nuk kanë munguar as të infektuarit nga rrethet.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009