Vasili: Mjekët e pakualifikuar do të ikin nga puna
Autori i Lajmit: E.D
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka qenë i pranishëm dje në Konferencën e Parë Shqiptare të Dermato-Venerologjisë. Ndërsa u ndal edhe tek edukimi mjekësor ministri Vasili ka deklaruar se mjekët e pakualifikuar, që punojnë me empirizëm e pa kritere shkencore nuk do të kenë vend në shërbimin shëndetësor shqiptar. Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë ministri evidentoi se aktualisht, dermatologjia ka dimension tjetër, sepse edhe cilësia e jetës në rritje, nevojat e shqiptarëve si edhe pretendimet për një jetë gjithmonë e më cilësore e vënë këtë shkencë në një pozicion shumë më të ndryshëm nga më parë. Vasili theksoi se shqiptarët duan që shëndetësia publike tu ofrojë atë që ata presin prej saj ndërsa ka shprehur besimin tek fuqia e mjekëve dhe e sistemit shëndetësor shqiptar për ta bërë këtë. “Në sajë të mundësive të komunikimit që Shqipëria ka, sot na mundësohet të jemi gjithnjë e më afër kërkesave të pacientëve", - tha Ministri i Shëndetësisë. Po ashtu ai vlerësoi njëkohësisht dhe rolin ndër vite te dermatologëve shqiptarë të cilët pavarësisht izolimit dhe mundësive të pakta për literaturë kanë provuar se dinë të punojnë shumë mirë dhe të çrrënjosin sëmundje të mëdha nga të cilat ka vuajtur shëndetësia publike.
Ky lajm është publikuar: 13/12/2009