Alarmi për bombë: Gjashtë të dyshuar në polici
Autori i Lajmit: Redaksia
Alarmi për vendosjen e një bombe në godinën e Televizionit ALSAT rezultoi i rremë. Alarmi u dha në sallën operative të policisë së Tiranës përmes një telefonate pak para mesditës së djeshme. Sipas hetimeve paraprake të policisë, telefonata që njoftonte vendosjen e bombës ishte bërë nga një kabinë telefonike, jo shumë larg godinës së televizionit ALSAT. Mësohet se telefonuesi ka qenë një burrë, ende i paidentifikuar, por policia deri në orët e vona të mbrëmjes njoftoi për gjashtë të shoqëruar në polici, si të dyshuar për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj telefonate, ekipet e posaçme të Antiterrorit dhe Antieksplozivit mbërritën në godinën e televizionit, ku pas evakuimit të stafit, për gati 90 minuta kontrolluan të gjitha ambientet dhe godinat përreth televizionit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili drejtoi vetë operacionin tha se njoftimi për bombë ishte i rremë. "Godina është e sigurt. Punonjësit mund të rikthehen. Nuk ka asnjë lloj problemi" tha Vocaj. Stafi i televizionit Alsat u rikthye në punë menjëherë pas kësaj deklarate të Drejtorit të Policisë së Tiranës. Nuk është hera e parë që alarmet e rrema për bombë trondisin opinionin e gjerë. Ato janë kthyer në një modë në mënyrë të veçantë në shkolla.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010