Ankesa te Avokati i Popullit Revoltohen gardianët e burgjeve: Nuk na paguajnë orët shtesë”
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Gjithë administrata e burgjeve e pakënaqur me trajtimin financiar nga ana e shtetit. Burime zyrtare nga Avokati i Popullit konfirmojnë për gazetën Ballkan se gardianë dhe përfaqësues të administratës së burgjeve janë ankuar te ekspertët e Avokatit të Popullit për mospagesën e orëve shtesë, dietave dhe shërbimeve të kryera gjatë natës.
Inspektimet
Shqetësimi është paraqitur gjatë inspektimeve të kryera në burgje nga ekspertë të Avokatit të Popullit për parandalimin e torturës. Krahas shqetësimeve që kanë dëgjuar nga të burgosurit për kushtet në burgje, Avokati i Popullit do të trajtojë tani dhe shqetësimet që vijnë nga administrata e burgjeve. Bëhet fjalë për detyrime të prapambetura financiare që nisin që nga 2008. Pakënaqësitë kanë nisur fillimisht nga policë të burgut të Rrogozhinës, por më vonë i njëjti problem thanë burime nga Avokati i Popullit ka dalë pothuajse nga të gjithë burgjet, ku kjo zyrë ka kryer inspektime. Sipas Avokatit të Popullit përjashtim bëjnë burgjet e Peqinit dhe Fushë-Krujës, ku ka nisur shlyerja e detyrimeve.
Policët e burgut të Rrogozhinës
Pretendimi për mospagesën e orëve shtesë gjatë natës është ngritur fillimisht nga 100 policë të burgut të Rrogozhinës. Ata janë ankuar tek Avokati i Popullit jo vetëm për orët shtesë, por edhe për mosmarrjen e dietave dhe shpërblimeve. Avokati i Popullit thotë zyrtarisht se do ketë një rekomandim për Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, pasi të jenë kryer inspektimet dhe verifikimet përkatëse. Gjithçka pritet të realizohet përmes një anketimi në të gjitha burgjet e vendit. Ndërkohë mospagimi i orëve shtesë është ngritur si problem edhe nga Policia e Shtetit, ku sipas përllogaritjeve të sindikatës së policisë çdo polic përgjatë 2009 ka kryer 380 orë jashtë orarit zyrtar apo thënë ndryshe çdo polici i takon ti paguhet për këto shërbime rreth katër deri në pesë paga mujore.
Sa përfiton çdo punonjës
i policisë së burgjeve
Sipas nenit 14 të ligjit për punonjësit e Policisë së Burgjeve koha e punës dhe pushimit njehsohet me atë të punonjësve të tjerë të administratës dhe ditët e pushimit vjetor të pagueshëm janë 30 deri në 45 ditë kalendarike dhe jepen të shkallëzuara sipas roleve dhe gradave. "Kur për arsye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda një viti, ai duhet të jepet jo më vonë se në muajin mars të vitit pasardhës, në të kundërt bëhet kompensimi në vlerë, sikurse edhe për orët shtesë të punës dhe të shërbimit", thuhet në pikën 3 të nenit 14. Për sa i përket rregullimit të pagës, punonjësit e Policisë së Burgjeve përfitojnë çdo vit në fund të vitit financiar, sipas vlerësimit të punës, një shpërblim deri në pagë mujore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer nga punonjësi gjatë vitit financiar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve mund të komandohet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për mbarëvajtjen ose mbingarkesës së punës në sistemin e burgjeve.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010