Shpërthimi në Vlorë 27 vetë shoqërohen në polici
VLORE-Policia ka shoqëruar 27 persona në lidhje me hedhjen në erë të makinës së Renato Abazit, të enjten paradite në zonën e mbipopulluar të Skelës. Nga shpërthimi i eksplozivit me telekomandë që ishte vënë poshtë sediljes së drejtuesit të automjetit mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë, pasagjerë në makinën e 39 vjecarit.
Drejtues të policisë së Vlorës kanë bërë të ditur se "mes të shoqëruarve ka dhe persona të përfolur për aktivitet kriminal gjatë trazirave të vitit 1997".
Për policinë, përveç hakmarrjes lidhur me aktivitetin e Abazit gjatë kohëve të fundit jashtë Shqipërisë, "ndër pistat kryesore mbetet dhe ajo e hakmarrjes lidhur me rivalitetin e bandave kriminale të trazirat e vitit 1997-1998 në qytetin e Vlorës, pjesë aktive e të cilëve ishte dhe viktima", shkruan sot Gazeta Shqiptare.
Po dje, para grupit hetimor kanë dhënë dëshmitë e tyre bashkëshortja dhe prindërit e viktimës, si dhe personat e parë që u gjendën në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu zbardhja e tabulateve telefonike pritet që të hedhë dritë mbi motivet deh autorët e këtij krimi të rëndë.Ndërkohë dje 39 vjecari është përcjellë për në banesën e fundit.
(s.g/balkanWeb)