Jetimët, qeveria 'ok' privatizimit të ish- Qytetit të Nxënësve
TIRANE- Të pastrehët që jetojnë në ambientet e ish-qytetit të nxënësve, pranë shkollës së mesme teknologjike, u është dhënë e drejta që të privatizojnë ambientet ku ata jetojnë. Të pastrehët që jetojnë në këto ambiente në pjesën më të madhe kanë statusin e jetimit, sepse ata pasi kanë mbushur moshën madhore dhe janë larguar nga shtëpitë e fëmijëve më pas janë strehuar në ato ambiente, të cilat pas shumë vitesh do të bëhen të tyre edhe me dokumente. Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme një prej vendimeve që është miratuar ka qenë edhe kalimin i objekteve të ish-Qytetit të nxënësve, pranë shkollës së mesme "Teknologjike", në përgjegjësi administrimi, për Entin Kombëtar të Banesave, me qëllim privatizimi. "Kalimin e objekteve të mbetura të paprivatizuara, të ish-Qytetit të Nxënësve, pranë shkollës së mesme "Teknologjike", Tiranë, nga ministria e Arsimit dhe Shkencës në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, sipas formularit dhe planimetrive bashkëlidhur, me qëllim privatizimi, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këto godina dhe që nuk kanë bërë privatizimin" - thuhet në vendimin miratuar ditën e djeshme, vendim i cili hynë menjëherë në fuqi.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)