Alarmi, qumështi i akulloreve me baktere
TIRANE-Problemet me cilësinë e produkteve ushqimore muajit e verës janë bërë më të dukshme. Sidomos në pikat që tregtojnë akullore, rreziku është më i madh. Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë ngritur dyshimin se qumështi që përdoret për përgatitjen e akulloreve është i ndotur.E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se dy javët e fundit kjo drejtori ka kryer kontrolle në 393 subjekte, ku 128 prej tyre i kanë paralajmëruar për pezullim, sidomos për shkak të ndotjes akustike.
Sipas Gazetes Shqiptare, inspektorët Sanitarë në kryeqytet javët e fundit kanë punuar me dy turne dhe kanë inspektuar 393 subjekte. Për 128 prej tyre ata kanë mbushur procesverbale me paralajmërime për pezullim aktiviteti, pasi kanë hasur problematika. Paralajmërimet kryesisht sipas drejtorit të Shëndetit Publik, Tiranë, Mëhill Gecaj kanë të bëjnë më ndotjen akustike dhe më pak me higjienën ushqimore. Ndërsa në 6 të tjera kanë vendosur gjoba për konsumim të duhanit në ambiente të mbyllura. “Nga ana e inspektorëve sanitarë vetëm për javën e kaluar janë kontrolluar 393 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës. Janë lënë 128 procesverbale nga inspektorët ku jepen hollësisht problemet sanitare, problemet e konsumit të duhanit, ndotja akustike. Janë marrë 6 vendime për gjobë dhe është bërë po ashtu një mbyllje provizore për probleme higjieno-sanitare” - thotë ai.
Gecaj sqaron se inspektimet do të vazhojnë pavarësisht kërcënimeve të herë pas herëshme të drejtuesve të subjekteve.
Edhe pse ende nuk kanë përfunduar analizat për të ditur shkakun e sasisë të madhe të akullores të ndotur, të pak javëve më parë. Dyshimet hidhen tek qumështi, i cili mund të ketë qenë i ndotur.
(d.b/BalkanWeb)