Muaji i Ramazanit, besimtarët shqiptarë nisin agjërimin
TIRANE-Edhe besimtarët myslimanë shqiptarë kanë nisur sot muajin e Ramazanit, i cili konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar mysliman si muaji i mirësisë dhe dashurisë.
Një ditë më parë Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Haxhi Selim Muça, ftoi besimtarët të agjerojnë. "Muaji i Ramazanit duhet të mbahet nga të gjithë myslimanët dhe myslimanet në të gjithë botën", tha Muça, duke shtuar se "ai është i madhëruar sepse na afron të gjithëve sa më pranë Allahut dhe Perëndisë".
Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të HIXHRETIT. Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë të gjithë besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji, një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh).
Komuniteti mysliman shqiptar, i cili vite më parë e respektonte në mënyrë të fshehtë muajin e shenjtë të Ramazanit, tashmë e mban atë në mënyrë të vullnetshme.
Thuhet se të parët që filluan agjërimin ishin egjiptianët e lashtë, të cilët agjëronin në një mënyrë të veçantë në festat e tyre. Agjërimin e praktikuan edhe kinezët e vjetër. Ata agjëronin sidomos në kohën e luftrave. Këtë rit ata e kishin të përcaktuar në ligjet e fesë së tyre. Edhe indianët kishin ditë dhe forma të caktuara të agjërimit, siç shpjegojnë librat e tyre të shenjtë si Brahma etj. Ata agjëronin zakonisht kur fillonte stina e pranverës ose e vjeshtës. Agjërimi është praktikuar edhe në Greqinë e vjetër, në forma të ndryshme, të cilat u morën nga koha e Faraonëve.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ramazani, Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë