Zgjedhjet në 9 komuna, rezultatet e para
TIRANË-Zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvilluan dje në 9 komuna të vendit, ndërsa në njërën prej tyre nuk u kryen, ashtu si edhe më 8 Maj.
Në komunën Shalë të qarkut të Shkodrës procesi i votimit u anulua për shkak se materialet zgjedhore mbërritën gjashtë orë me vonesë nga orari zyrtar, në qendrat e votimit të kësaj komune. Komisionerët e KZAZ-së së Shkodrës e argumentuan anullimin e procesit me faktin se komisionerët nuk plotësonin kriteret. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cilësoi moszhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë si një akt të rëndë duke paralajmëruar se do të ketë rivotim në një kohë tjetër.
Ndërkaq procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa qëndra ndërsa në disa të tjera vijon ende. Kështu në komunën Papër në Elbasan, është shpallur fitues për herë të tretë me 110 vota, Shefqet Bullari i Aleancës për të Ardhmen, ndërsa në Komunën Pishaj vijon numërimi i votave.
Procesi ka përfunduar plotësisht në komunën Qendër Skrapar ku ka fituar kandidati socialist, Astrit Mustafaraj me 400 vota me shumë.
Ndërkaq në komunën Mollas në Korce, ku u zhvilluan zgjedhjet për anetar të Këshillit komunal, Aleanca për Qytetarin ka fituar 9 anëtare ndërsa Alanca për të ardhmen 4.
Kurse
në komunën Zall Dardhë te Dibres, fitues ka dale kandidati demokrat me 293 vota kundrejt atij opozitar me 245 vota, sa i përket komunës Kolsh në Lezhë, fitues është shpallur kandidati socialist, Ferdinand Ndoi me 398 vota më shumë. Ndërkaq procesi i numerimit vijon në komunat e tjera.
(d.b/News24/BalkanWeb)