E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmisti i rremë Myslym Pasha

Na mungonte polifonia. Dhe kur mungon polifonia mjafton tëkujtosh emrin Myslym Pasha. Kolonel Pasha është një personazh që ka njëlloj tejdukshmërie relative, i pëlqen të jetë pjesë e opinioneve dhe debateve publike, në rast se do të ishte artist, pa frikë mund të cilësohej ekzibicionist. Por gjithsesi “artisti” Kolonel Pashai është anëtar i grupit polifonik të Mallakastrës. Nëse e mbani mend, Koloneli në pension hyri nga dritarja mediatike për të dalë kundër “Paktit Detar me Greqinë”... Më tej Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë dokumentin, dhe secili njeri me mend në kokë ka besim tek institucionet... Mirëpo Koloneli i topografisë erdhi përsëri midis nesh me një tjetër lajm: “Ai na ishte kërcënuar...”
Gjithēka e morëm vesh dje nga një e përditshme. Koloneli në pension qenka kërcënuar me postë elektronike dhe në faqen e tij personale në rrjetin social Facebook, pra një kërcënim virtual nga një anonim kibernetik, një kërcënim që na paska alarmuar jeniēerët e gazetarisë majtiste, që po na bombardojnë daullet e veshit me këtë lajm in-vitro. Sensacioni kish qenë aq i madh sa ishte lajm i dytë në ballinën e të përditshmes: “Kërcënohet Pasha: Do përfundosh si Trebicka”. Dikush i paska shkruajtur në Facebook a e-mail Kolonelit në pension se “Edhe ti si Trebicka do përfundosh, o tellall. Paret do t’i marrësh me vete, se ditët të numëruara i ke...”. Mirëpo së pari një gazetar nuk duhet të alarmohet si një hipokondriak patologjik veē se një anonim paska shpenzuar 30 lekë në një internet kafe për të “kërcënuar” OPONENTIN e madh dhe kryesor të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Një lexues i vëmendshëm do të kishte parë sesi shkrimi i gazetarit ishte krejt i fokusuar tek ringjallja e intrigës mbi aksidentit e Kosta Trebickës, më shumë sesa tek “kërcënimet” ndaj kolonelit në pension Pashai. Ndofta as ai vetë s’i beson kërcënimit, por e shfrytëzon atë si qark të shkurtër me median.
Sidoqoftë, më duket po ashtu krejt ridikule që tirazhi i një gazete shqiptare tërhiqet vetëm me kësisoj intrigash të denja për metodat e Sigurimit të Shtetit. Sepse nëse këto pseudo-kërcënime mund të ishin serioze, së paku do të preknin sferën familjare, monetare, apo/dhe personale; kurse këtu kemi një anonim dietrolog apo teoricien të komploteve botërore që i shkruan në rrjetin social “Facebook”, Kolonelit për të ndjerin e aksidentuar Trebicka. Mjerisht mjaftonte që gazetari të cilësonte raportet dhe ekspertizat e policisë shqiptare dhe asaj amerikane FBI për të qartësuar se Trebicka pati një aksident fatal.
Mirëpo këtu është e qartë linja provokuese dhe sensacionale e një gazete që provokon me një personazh që ka ngritur vetë në majat e Olimpit mediatik. Një personi apo një grupi “kriminel” as që nuk do t’i shkonte nëpër mend të kërcënonte njeri me teza komplotiste që qarkullojnë si të pavërteta, sepse me logjikë janë të paçertikueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›