E Diel, 1 Nëntor 2026

“Brindisi, Qyteti i Mikpritjes”, ekspozita që shndërrohet në gjuhë



Kinemaja, ekspozitat e artit pamor dhe promovime të shumta librash kanë qenë nisma që kanë bërë të mundur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Brindisit. Akademia e Arteve në Tiranë ka mirëpritur kërkesën e veçantë që ka bërë Kryetari i Bashkisë, Domenico Mennitti për realizimin e ekspozitës fotografike “Brindisi, Qyteti i Mikpritjes”, e cila përurohet sot në ambientet e FAP (Akademia e Arteve të Bukura) në Tiranë, në orën 18.00. Organizatorët kanë theksuar se nëpërmjet kësaj nisme, dëshirohet që Brindisi të paraqitet nëpërmjet një sërë fotografish, të çastit të një qyteti, i cili duke qenë kandidat i kryeqytetit Evropian të Kulturës, ka dëshirë të tregojë vetveten dhe bashkë me këtë edhe krenarinë që gjen tek qytetarët e vet. Fotografia, duke u barazuar me arkitekturën, mbetet një nga gjuhët më shprehëse për njohjen e një territori ose të një komuniteti njerëzor. Kjo ekspozitë nuk mendohet të jetë një përfaqësim ikonografik i tipit turistik, ose promovues, por një ngjarje ku, monumentalja dhe e përditshmja, vende arkeologjike me shumë rëndësi dhe skena të devotshmërisë fetare dhe të kulturës, në një kuptim më të gjerë shkrihen, tregojnë për një qytet, ku fotografia shndërrohet në një gjuhë, me anë të së cilës interpretohet një realitet. Menniti thekson se “Në një vështrim tërësor të realitetit, ku gjithë përfshirja është jo vetëm pjesëmarrje popujsh, por edhe brezash, na pëlqen që , nëpërmjet fragmenteve fotografike qytetin ta tregojnë të rinjtë nga Brindisi”. Kjo ekspozitë realizohet me synimin të mundë të bashkojë dhe të kontribuojë në vlerat e kulturës shqiptare, që nga kinemaja dhe arti, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik e social, të cilat sipas organizatorëve italianë “ Tashmë po gjejnë përputhje të plotë dhe lulëzim në vendin e Shqiponjave” .

4 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›