Alba Posta shperndan pagesat
Alba Posta do te jete ne ndihme te shperndarjes se pagesave te perftuesve te papunesise dhe te ndihmes sociale. Pagesa jepet nje here ne muaj prane Alba-Postes. Ajo i jepet vetem personit perfitues, duke u paraqitur prane arkes me dokumentin e identifikimit. Periudha gjate se ciles perfituesi merr te ardhura nga papunesia njihet vjetersi pune e siguruar per efekt pensioni pleqerie, familjar dhe invaliditeti, dhe si e tille pasqyrohet ne librezen e tij te punes. Perfituesit kane te drejte te marrin kompensimet ne vlere per rritjen e cmimeve te ushqimeve kompensimin nga rritja e cmimit te bukes, si dhe kompensimin nga rritja e cmimit te energjise elektrike. Personat qe punesohen me nderprerje gjate periudhes 12-mujore, 10-mujore dhe 8-mujore te perfitimit te se ardhures nga papunesia, perfitojne nivelin e te ardhures nga papunesia, te periudhes ne te cilen ata rifuten ne skeme. Personat qe ndjekin kurse kualifikimi dhe rikualifikimi perfitojne te ardhura nga papunesia gjate gjithe kohes se zhvillimit te kurseve, ne rast se nuk paguhen nga ndonje burim tjeter per kete periudhe. Perfituesit me femije ne ngarkim deri ne moshen 18 vjec dhe 25 vjec, sipas pikes 3/d dhe 3/dh, do te marrin nje shtese familjare per cdo femije ne masen 5 per qind te te ardhurave mujore nga papunesia (niveli baze i pageses), por jo me teper se 30 per qind per te gjithe femijet ne ngarkim. Kur te dy prinderit perfitojne te ardhura nga papunesia, shtesen familjare ne masen 5 per qind do ta marre kryesisht kryefamiljari (ose dhe mund te ndahet midis perfituesve). Kur njeri nga prinderit eshte ne marredhenie pune ose merr pension te plote, shtesa familjare pergjysmohet (d.m.th. 2.5 per qind per cdo femije deri 18 vjec dhe 25 vjec ne ngarkim, por jo me shume se 15 per qind per te gjithe femijet ne ngarkim). Kur prinderit jane te divorcuar me vendim gjykate, shtesen familjare e merr prindi qe e ka femijen ne ngarkim. Ne rast se gjate kohes se perfitimit te te ardhurave nga papunesia personi largohet me banim ne nje vend tjeter, me kerkesen e tij zyra e punesimit te rrethit ku ai banon dergon zyrtarisht dosjen me dokumentacionin perkates ne zyren e punesimit te rrethit ku ai eshte transferuar. Ne rastet ku personat perfitues te te ardhurave nga papunesia ndryshojne vendbanimin apo kur qendra e fundit e punes i perket zones se nje zyre tjeter kompetente punesimi, ata jane te detyruar te fillojne procedurat dhe caktimi i perfitimit te pageses se papunesise behet ne zyren e punesimit te rrethit ku ndodhet qendra e punes, e cila pasi paguan perfitimin per nje muaj, me kerkese te personit te interesuar ben transferimin zyrtar te dosjes me dokumentacionin perkates. Per efekt te zbatimit te vendimit, punesim i pershtatshem konsiderohet punesimi i paguar i nje personi, ne perputhje me: moshen, gjinine, kushtet shendetesore, arsimimin, formimin profesional, vendbanimin, kohezgjatjen e punesimit te meparshem, pervojen e fituar, ndikimin e punes ne fjale ne gjendjen personale dhe familjare dhe situaten e tregut te punes.