E bashkuar per reforma
Ilir Saqellari
Perfaqesues te opozites thone se jane ne prag te arritjes zyrtarisht te nje kuadri te plote bashkepunimi, si dhe qendrimi politik gjithashtu te perbashket, per veprimin gjate vitit 2008, me prirjen themelore te pragfillimit te sesionit te ri te Kuvendit. Zyrtare te opozites i thane dje "Korrierit", se hapi i pare do te hidhet qe sot, me tryezen e paramenduar per t'u zhvilluar mes drejtuesve te forcave te majta. Ata shtuan gjithashtu se sot paradite, ne tryezen informale do te hidhen idete e para per mundesite e arritjes se qendrimeve te bashkuara, pjese e rruges se ngjashme qe perpara zgjedhjeve vendore te 2007-se. Qe asokohe, institucionalizimi i tryezave ofroi shprehjen e qendrimit politik opozitar perballe shumices ne pushtet, me vendosmerine per te shtyre vendin ne proces te lire zgjedhor dhe me pas te fitores se 18 shkurtit 2007. Te kontaktuar dje, drejtues partiake kerkuan qe te kete edhe nje mbledhje te byrose te opozites. Burimet thane se takimi i pare i 2008-es do te vleresohet si "nje kafe miqesore", i hapur per shprehjen e pikepamjeve per hartimin me pas te nje dokumenti, referuar zhvillimeve te marreveshjes se 24 majit 2006. Vec urimeve per Vitin e Ri, perfaqesuesit e opozites pritet te diskutojne edhe per ceshtje politike. Pjese e bisedes qe do te zhvillohet ne takimin informal do te jete edhe qendrimi qe do te mbaje opozita per reformen ne drejtesi dhe ate zgjedhore. Sipas burimeve, takimi megjithate nuk do te kete rol vendimmarres per qendrimet politike, por do te hape rrugen e kontakteve te vazhdueshme deri ne daljen perfundimtare me vleresime te perbashketa, qe perpara fillimit te sesionit te ri kuvendar. Paskal Milo, kryetari i PDS-se i tha "Korrierit", se opozita duhet te kete qendrime te unifikuara lidhur me reformat. "Per shume ceshtje ne kemi qendrime te njejta. Por duhet te kemi qendrime te peraferta ose te perbashketa per reformat integruese, pjese e se cilave eshte edhe ajo elektorale e ne drejtesi. Mendoj se kjo duhet te arrihet para fillimit te sesionit te ri parlamentar", - deklaroi Milo. Vec kreut te PDS-se, nenkryetari i socialdemokrateve, Engjell Bejtaj, mendon se unifikimi i qendrimeve eshte i domosdoshem per te shkuar drejt njehsimit te veprimit politik dhe vendosjes ne pergjegjesi te qeverise dhe politikave te saj te deshtuara dhe ne dem te qytetareve. Sipas Bejtjat, opozita shume shpejt, duke filluar qe sot, do te rivendose kontaktet. "Eshte ne programin e partive te opozites per t'u mbledhur e per te percaktuar aktivitetin e vitit dhe qendrimin per ceshtje me rendesi, si reforma zgjedhore, ajo ne drejtesi dhe te gjitha reformat ne teresi. Sic ndodh gjithmone pas festave, do te duhet te rifilloje viti normal e me pas te rivendosen kontaktet. Qe neser do te kete kontakte e zhvillime te reja. Padyshim qe opozita do te percaktoje ritmin dhe qendrimet e perbashketa", - u shpreh Bejtaj. Por per Neritan Ceken e Aleances Demokratike gjerat nuk jane kaq te thjeshta. Ai madje e kushtezon bashkepunimin me aleatet e majte, nese nuk do te kete transparence lidhur me reformen zgjedhore. "Besoj qe per disa gjera kemi rene dakord. Ka te tjera qe kane mbetur pezull. Ne, te gjitha partite e vogla, kemi rene dakord per disa pika lidhur me reformen zgjedhore. Ne te gjithe jemi shprehur, ndersa PS-ja ende nuk ka mbajtur nje qendrim per pikat qe partite e vogla kane rende dakord. Eshte nje dokument qe eshte nenshkruar nga te gjithe. Perderisa nuk eshte zgjidhur ende ku moment, nese nuk ka transparence midis partive te opozites, atehere nuk mund te behen plane te tjera", - nenvizoi presidenti i PAD-se, Neritan Ceka. Ky i fundit bashke me kreun e PDS-se, Paskal Milon, kane paralajmeruar ne fundvitin e kaluar, se do te shkonin edhe te vetem ne zgjedhje, nese socialistet nuk do te pranonin kerkesat e tyre lidhur me reformen zgjedhore. PAD-ja e PDS-ja kembengulin per mosrritje te pragut elektoral mbi masen 2.5 per qind. Ne krahun tjeter LSI-ja eshte "pro", ndersa PSD-ja kunder, megjithese nuk i trembet rritjes edhe ne masen 5 per qind. Megjithate, qe sot paradite te majtet do te perpiqen te gjejne gjuhen e perbashket lidhur me gjithe axhenden e 2008-es. saqellari@korrieri.com