E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Bushi, 5 gola të medhenj në Greqi

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Nje mbremje e pa harruar per Alban Bushin. Ishte nje nga ndeshjet me te mira dhe me me shume rezultat per Alban Bushin kjo e sotmja ne derbin e Selanikut kunder skuadres legjendare te Paok-uk. Golashenuesi me i mire i kombetares shqiptare ne te gjithe historine e saj, ka shperthyer sot ne Selanik. Apollon Kalamarias, skuadra e Bushit ka fituar sot nje derbi shume te veshtire, me nje nga skuadrat me te veshtira te kampionatit grek, qe njihet per tifozerine e zjarrte te saj. Ka filluar nje loje e shpejte, me shumje sulme nga te dyja skuadrat. Ne minuten e 15 ish sulmuesi kuqezi ka bere nje goditje te lehte qe u prit pa veshtiresi nga portieri kundershtar. Ne minuten e 23 Alban Bushi eshte ndeshkuar me karton te verdhe. Pjesa e pare e lojes do te mbaroje ne " paqe", pa rrjeta te prekura. Ne fillimin e pjeses e dyte eshte skuadra e sulmuesit shqiptar qe fillon vrullshem lojen, dhe ne minuten e 47 Favali do te hape rezultatin me nje goditje me koke. Vrulli i kuqezinjeve te Apollonit do te vazhdoje dhe si frut i ketij vrulli , ne minuten e 58, Alban Bushi i me nje goditje teknike do te golin e dyte per skuadren vendase. Vrulli do te vazhdoje, dhe ne minuten e 68 Alban Bushi shenon perseri, por gjyqtari anesor sinjalizon nje pozicion jashte loje. Ne minuten e 83 sulmuesi kuqezi, do tju jape leksion mbrojtesave te Paokut, duke kalur ke ka gjetur perpara, por ajo cka e ndali nga goli i dyte personal ka qene shtylla e portes se portierit Portugez te Paokut. Topi i kthyer nga shtylla arrin tek kembet e bashkelojtarit te Bushit, Orfanos i cili nuk e ka te veshtire te shenoje per te treten here ne porten e Paokut. Ndeshja perfundimisht ka mbaruar me rezultatin 3:1 ne favor te skuadres se Bushit, i cili ne kete ndeshje ka shperthyer, duke shenuar, asistuar, duke goditur shtyllen pa harruar kartonin e verdhe dhe golin e skualifikuar te tij. Me golin e sotem Alban Bushi ka arritur ne kuoten e 5 golave te shenuar ne kete sezon

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›