E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem hija e Bogdanit ne Chievo - Inter 2:0

Nga Kastriot Gjini
Vazhdojne paraqitjet e dobeta te sulmuesit kuqezi, Erjon Bogdanit i cili me sa duket nuk ja ka arritur te ambjentohet akoma tek skuadra e tij e re, Chievo Verona. Sot bomberi yne u aktivizua qe nga fillimi ne ndeshjen qe Chievo zhvilloi kunder Interit dhe se bashku me Obinna u aktivizuan ne krye te skuadres. Ishte nje ndeshje e dobet per Bomberit tone i cili nuka arriti asnjehere te godase porten kundershtare, akoma dhe kur kishte nje pozicion te mire. Madje ne kete ndeshje u degjuan dhe te bertitura te trajnerit te tij Gigi Del Neri ne drejtim te tij " Gjuaj ne porte, gjuaj ne porte dhe mos e kthe topin mbrapa", ne disa raste qe ndodhej ne pozicion te mire per gol. Duket si nje frike e tij per te mos gabuar qe po i kushton shume. Megjithate Del Neri e zevendesoi bomberin kuqezi ne minuten e 76, dhe vendin e tij ne fushe e zuri Cozzolino. Kjo ndeshje u fitua nga Interi me rezultatin 2:0 me gola te Adrianos dhe Crespos. Chievo ndodhet vendin e 17 me 18 pike, ne nje sezon te veshtire per mbijetesen ne serie A

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›