E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi ndryshon listën, nuk vijnë tre lojtarë

TIRANE- Trajneri i kombëtares Xhani De Biazi është detyruar të ndryshojë listën për grumbullimin që do të startojë pas tre ditësh në Durrës, me futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar.

Bëhet fjalë për tre lojtarë të Skënderbeut, Shehi, Muzaka e Arapi, që kanë njoftuar se për shkak të përgatitjeve me klubin në Antalia të Turqisë, e kanë të pamundur të jenë nën urdhrat e trajnerit. Ndërkohë, tekniku italian ka bërë të ditur se në vend të tyre do të thirren mbrojtësi Dushku, Veliaj dhe portieri Koliqi.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›