Henry kërkon falje

Sulmuesi Thierry Henry ka kërkuar falje për sjelljen e pahijshme ndaj një fansi të Arsenalit, pas humbjes 3-2 nga Swansea City. Sulmuesi francez, i cili u kthye tek ‘Topçinjtë’ si huazim nga New York Red Bulls, u kritikua për gjestin e tij, pasi u fjalos me një fans që e kontestoi humbjen e ekipit të tij.
“Unë isha me të vërtetë i shokuar dhe i zhgënjyer të dielën, jo vetëm për rezultatin. Pas përfundimit të ndeshjes, insistova tek i tërë ekipi që të shkonim dhe t’i duartrokisnim fansat e Arsenalit. Kur arrita përballë fansave tanë, nuk e kuptova kontestimin që ia bëri një tifoz ekipit”, përfundoi Henry.
“Unë dëshiroja t’i thosha atij se ne kishim nevojë për përkrahje, e jo për kontestim. Ndoshta është dashur të sillesha ndryshe ndaj atij mbështetësi, kështu që kërkoj falje për këtë gjest timin. Nuk dëshiroja të bija në sy të keq”, përfundoi ai.