Milani me shumë lojtar të dëmtuar
Derbi della Madonnina e ka lënë me pasoja Milanin, pasi pas disfatës nga kjo sfidë të dëmtuar kanë dalur edhe Kevin-Prince Boateng dhe portieri Christian Abbiati.
Me anë të një deklarate klubi kuq e zi ka konfirmuar se Boateng do të mungojë të paktën një muaj, teksa nga ana tjetër Abbiati do të mungojë vetëm një javë.
Lajmi nuk është pritur mirë në qarqet kuqezi, kur dihet mjaft mirë se Boateng ka qenë mbajtës i mesfushës së Milanit në ndeshjet e fundit.