E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Ramaj i vetofrohet Kombëtares shqiptare

Jetmir Halilaj (Panorama Sport)
Alban Ramaj, sulmuesi kosovar që luan me skuadrën e dytë të Enerxhi Kotbus dëshiron që t'i jepet një mundësi me përfaqësuesen kuqezi. 22-vjecari një vit më parë u kërkua nga trajneri Baric për t'u testuar në disa zbore që ai organizoi, por Ramaj nuk mundi të paraqitej për shkak se ish-klubi i tij, TSV Mynih nuk e lejoi që të udhëtonte drejt Tiranës. Ramaj ka thënë se ka shumë dëshirë që të luajë në të ardhmen me përfaqësuesen shqiptare dhe dëshiron që të testohet në Antalia, bashkë me lojtarët e tjerë që do të jenë në "lupën" e trajnerit Ari Han nga data 14 deri në 23 janar. "Kam shumë dëshirë që të luaj për Kombëtaren shqiptare dhe jam i gatshëm që të udhëtoj drejt Antalias, por nuk e di nëse do të më jepet mundësia – ka thënë Ramaj. – Vitin e kaluar Federata Shqiptare e Futbollit më bëri një ftesë për t'u paraqitur në një nga zboret që organizoi Baric, por unë nuk munda që të vija për shkak se drejtuesit e ish-skuadrës time nuk më lejuan. Atëherë kjo u keqkuptua dhe u interpretua sikur unë nuk kisha dëshirë të luaja për Shqipërinë, por kjo nuk është aspak e vërtetë", ka thënë Ramaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›