E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Sun” publikon 10 porosite për Capellon

Erion Todhe, TV Klan
Pak ditë nga fillimi i punës si trainer i kombëtares angleze, për italianin fabio Capello kanë ardhur këshillat e para nga media britanike. 10 rregulla për tu ndjekur nga traineri italian, që me ironinë angleze janë krahasuar me 10 komandamentet e biblës. Rregulli i parë për tu ndjekur është se ai duhet ti bëjë seanca të vecanta futbollistëve për 11 metërshat. Penalltitë kanë qënë gjithnjë fatale për skuadreën angleze. Rregulli i dytë është që të harrojë cdo modul tjetër loje dhe të lkuajë vetëm 4-4-2. Së treti Capelo nuk duhet të thotë asnjëherë në konferenca për shtyp, "Nuk ka ndeshje të lehta, pasi sipas medias anglia ka patur ndeshje të lehta dhe i ka humbur ato. Regulli i katërt: Në kombëtaren angleze ka 3 elementë që nuk ndryshojnë, Michael Owen është gjithnjë i dëmtuar; Peter Crouch shënon gjithnjë dhe nëse do të kërkojë John Terry mund ta gjejë tek bastexhinjtë ". Rregulli i 5 e fton Capelon ti qëndrojë larg prezantueses televizive Ulrika Jonsson, ish e dasura e Sven Goran Eriksson, pasi italiani mund largohet shpejt nga kombëtarja britanike, ndërsa rregulli i 6 i thotë trainerit që të refuzojë ndonjë ftesë të mundshme nga mbrojtësi i Man City, Micah Richards, i cili është bërë i famshëm pasi ka filmuar vehten e tij dhe një shok të skuadrës duke bërë sex me një femër. Ai më pas ia shpërndau eshte të tjerëve videon me telefon. Regulli i shtatë e porosit Fabio Capellon të ketë respekt për gratë dhe të dashurat e futbollistëve. Porosia e 8 ka të bëjë me portierin Robinson. The Sun e këshillon trainerin që të mos e marrë asnjëherë në kombëtare. Në vendin e 9 një tjetër paralajmërim: nëse në ndonjë moment të caktuar Brian Barwick drejtori i përgjithshëm i federatës së futbollit, të thotë që ke mbështëtjen e plotë të federatës është më mirë të marrësh valixhen e të ikësh vetë. Ndërsa për në fund është ruajtur një porosi e shkurtër dhe mjaft e vogël e cila thotë: Fito Botërorin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›