Alban Ramaj nënshkruan me Kotbus, debuton kundër Hamburgut

Albania Sport- Alban Ramaj është përforcimi i ri i Energi Kotbusit U-23, njëherësh edhe ekipi amator i klubit, përvec atij profesionist ku luan edhe Ervin Skela. Lajmi është bërë zyrtar nga website i klubit gjerman. Sulmuesi 22-vjecar nënshkroi një kontratë ditën e martë që e lidh me Energi deri në fund të sezonit aktual. Ramaj ia doli të bindte drejtuesit duke bërë një paraqitje mbresëlënëse në dy testet zhvilluara nga skuadra profesioniste. Në fitoren 17-0 të Kotbus në miqësoren kundër MSV Hanse Frankfurt, Ramaj zëvendësoi Ervin Skelën në minutën e 51 dhe shënoi 2 gola dhe dha dy asiste. Ramaj (1.79 m) konsiderohet edhe një nga shpresat e ekipit të dytë të Energi Kotbus për të rregullurar edhe bilancin e golave.
Alban Ramaj ishte së fundi pa ekip, dhe kosovari do të jetë gati të luajë edhe ndeshjen e parë të tij zyrtare kundër rezervave të Hamburgut, takim që do të luhet të shtunën, më 17 nëntor. Alban Ramaj luajti nga viti 1998 deri në vitin 2005 me të rinjtë e Würzburger FV dhe së fundi ai ishte nën kontratë me 1860 München nga viti 2005 deri në vitin 2007.