Bushati, optimist: “Synojmë dy fitore”

Sokol Paja
"Ekipi është në një gjëndje maksimale dhe ju siguroj se do të bëjmë më të mirën në këto dy takime". Ky është vlerësimi i trajnerit të Shpresave të Shqipërisë, Artan Bushati, pas fitores 2-1 në miqësoren me Tiranën dhe në prag të dy ndeshjeve zyrtare me Ishujt Faroe (17 nëntor) në Kobshvan dhe Greqinë (21 nëntor) në Athinë. U-21 do të ketë katër mungesa në formacionin bazë të tij, ku atyre të Elis Bakajt dhe Andi Lilës, tashmë kontigjent i Kombëtares A, shtohet edhe Maringlen Shoshi (i pezulluar për shkak të kartonëve). Bushati është i vetëdijshëm se në Ishujt Faroe do të gjejë një skuadër të aspak të lehtë: "Katër mungesat në formacion na e vështirësojnë shumë punën në këto ndeshje, sepse mungesat e janë lojtarë të formacionit, por me kontigjentin që kam në dispozicion do mundohemi që të bëjmë më të mirën për të marrë tri pikë. Ne do të shfaqim vlerat më të mira të futbollit tonë dhe do të bëjmë gjithcka që të fitojmë ndaj Greqisë dhe Ishujve Faroe"- Ekipi ynë në ndeshjen e fundit barazoi në transfertë me Azerbajxhanin (1-1) dhe ndodhet në në vendin e katërt me 7 pikë.