Bariç: “Në tri ndeshjet e fundit kemi humbur tri pikë”

Nga Durrësi, Dash Frashëri
"Do të luajmë dy ndeshje shumë të rëndësishme, pasi duam që të fitojmë kundër Bjellorusisë dhe të mos humbasim kundër Rumanisë". Këto ishin fjalët e para të trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Oto Baric në konferencën e tij të parë në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, më 17 nëntor në Tiranë (ora 20:00). Një konferencë jo pa emocione për teknikun kroat i vetëdijshëm edhe për pyetjet e sikletshme që do ta prisnin nga gazetarët e shumtë. "Kemi luajtur shumë mirë në tri ndeshjet e fundit. Rezultati nuk u është përgjigjur lojës sonë, ne kemi merituar më tepër. Kundër Holandës meritonim të paktën një pikë, kundër Sllovenisë luajtëm pjesën e dytë shumë mirë, natyrisht atje duhet ta fitonim ndeshjen dhe së fundi kundër Bullgarisë e kishim fitoren në dorë, ku shënuan një gol në tridhjet minutat e para dhe pas barazimit me penalltinë që na u dha ne duhet ta fitonim takimin. Pra ne morëm vetëm dy pikë, por sipas mendimit tim ne duhet të kishim merituar pesë pikë", - theksoi Baric. "Për mua është e rëndësishme fakti që ne kemi rritje në lojë. Objektivisht edhe me shanset që patëm me ndeshjet kundër Bullgarisë, unë jam i kënaqur me zhvillimet në lojën tonë". Ndeshja me Bjellorusinë është shumë përcaktuese për vazon që do të zërë Shqipëria në prag të hedhjes së shortit të Kampionatit Botëror. ""Këtë javë do të punojmë shumë seriozisht. Sot patëm edhe një bisedë të gjatë me lojtarët në lidhje me të ardhmen tonë, pasi do të jemi edhe dy vite bashkë. Natyrisht për mua është një detyrë e rëndësishme, por ia kam shpjeguar edhe lojtarëve se ne duhet të jemi më shumë seriozë"
Katër sulmusit në garë
""Formacionin që do të luajë kundër Bjellorusisë do ta përcaktojmë në ditët e ardhshme. Do të luajmë sërish me dy sulmues? Ne do të luajmë me dy sulmues dhe këtë e kemi bërë gjithmonë. Bogdani dhe Kapllani nuk kanë shënuar kohët e fundit. Nëse Bogdani dhe Kapllani nuk kanë shënuar ndeshjet e fundit, natyrisht që më shqetëson edhe mua ky fakt, por gjithmonë ndodh kjo te golashënuesit, që një lojtar shënon gola dhe pas një farë kohe jo. Nuk duhet të harojmë se Kapllani ka shënuar shumë gola para katër muajve, por ky mbetet problemi ynë. Unë jam i bindur se të katër sulmuesit do të kenë shanse të aktivizohen në këto dy ndeshje. Se kush nga këta do të luajë nga minuta e parë kjo do të varet nga ecuria gjatë kësaj jave".
Haxhi i dëmtuar?
"Ne do të shohim gjatë kësaj jave se cfarë mund të bëjë ai. Nëse do t'ia arrijë të jetë plotësisht i shëndetshëm, atëherë do të luajë. Nuk mund të them tani saktësisht, por nesër do ta mësoj ga fizioterapisti. Por ne kemi lojtarë që mund të luajnë. Mund të rrijë edhe në bankinë, për ne nuk është problem. Bëri shumë mirë që erdhi këtu pasi fizioterapisti ynë (gjermani Bulinger) është i zoti të bëjë saktë dhe shpejtë gjithcka".
Kapllani dhe Cana
"Me të dy lojtarët kam biseduar por nuk shikoj asnjë problem dhe nuk kam probleme me ta. Më tepër janë probleme në gazeta. Kapllani një problem? Nëse dikush nuk sillet mirë ka një masë. Nëse do të ishte sjellë sërish keq herën tjetër nuk do të ishte këtu. Më telefonoi dhe më kërkoi falje. Nëse nuk luan mirë nuk do të jetë këtu. Nuk shoh ndonjë problem. Janë gjëra normale dhe kam biseduar me këta dy lojtarë Bylykbashi? Të gjithë lojtarëve që grumbulloj në kombëtare u them se jeni të rëndësishëm. Bylykbashin do ta vëzhgojmë në të ardhmen dhe do ta marrim në ekipin kombëtar".
Kovacic i aftë
"Kova është asistenti im dhe ndihmësi im. Kovacic 99 papo 100 përqind të asaj që mendoj unë. Të gjithë javën jemi bashkë do të vendosim për formacionin. Ai do të rrijë në stol se nuk lejohem. Por nëse do të komunikoj me telefon apo jo nuk mund ta them. Ai do të marrë vendime dhe e di si mendoj unë. Gjithsesi nëse lojtarët do të luajnë mirë ne do të fitojmë do të humbasim apo barazojmë me apo pa mua dhe me Kovën".