Bjellorusia? Per Lalen eshte 1-sh

Jeton Selimi, Koha Jone
Do te jete nje sfide e forte dhe mbi te gjitha do te jete nje nga ato sfida, qe duhen fituar patjeter. Keshtu mendon Altin Lala, kapiteni i perfaqesueses kuqezi, qe sheh te ndeshja e ardhshme, kunder Bjellorusise, mundesine per te thyer rekordin e vendosur nga trajneri i meparshem, Hans Peter Brigel dhe ruajtjen e pozicionit aktual, qe ndryshe perkthehet nje vazo me lart per ne Kupen e Botes. Altin, si duket forma e grupit kuqezi ne keto dite te para te grumbullimit? Mund te them se gjithcka eshte ne rregull. Grupi eshte "OK", edhe pse ka kaluar nje fundjave vertet impenjuese. Te gjithe jemi te perqendruar fort te ndeshja kunder Bjellorusise. Me sa duket, qenka nje 1-sh i thate ne skedine? (Qesh) Per ne eshte nje ndeshje qe ka shume vlera dhe ndryshe nga Bjellorusia kemi nje objektiv. Ne na duhet kjo fitore dhe jemi te etur per fitore, ndaj edhe batuta juaj ne pyetje qendron. Ndaj Bullgarise, edhe pse ishte nje loje e bukur, nuk pati shume mbeshtetje nga tifozet. Mendoni se do te jete ndryshe kunder Bjellorusise? Besoj se tifozet terhiqen mjaft edhe nga emrat qe do te shohin ne fushe. Ndryshe eshte kur ndeshesh me Van Nistelroin dhe ndryshe kur ndeshesh me Berbatovin. Megjithate, sinqerisht, une prisja me shume tifoze kunder Bullgarise, por, gjithsesi, edhe ata qe ishin i kenaqem me lojen tone. Per ndeshjen me Bjellorusine, jam i bindur se do te jete atmosfere tjeter. Me Hanoverin, perpos humbjes se fundit, po kaloni nje moment te mire. Po, eshte nje periudhe vertet pozitive dhe 21 piket qe kemi ne renditje jane prova me e mire. Megjithate, kampionati eshte i gjate dhe ne do te perpiqemi te ruajme pozicionin e mire qe kemi tani. Kur vendoset rekordin e ri me Brigelin, te gjithe u shprehen shume te kenaqur. Ju vjen cudi qe nje vit me vone do ta thyeni kete rekord? Aspak. Nje dite do te jete e njejta gje edhe me rekordin e Baricit. Rekordet jane bere per t'u thyer, por me pare ta arrijme njehere. Kur mesuat lajmin e rinovimit, te pakten parimor, te trajnerit kroat, cfare menduat? Qe u veprua mire, sepse Baric e meritonte dicka te tille, fale punes qe ka bere me ne. Ai ka nisur dicka dhe duhet ta mbylle ate. Po lojtaret e tjere a ndajne kete mendim? Te gjithe jemi pak a shume ne nje mendje. Fundja, ne, si grup, asnjehere nuk kemi pasur probleme me trajneret. Kapiteni: "Topin e Arte" e meriton Kaka Sic duhet, procedurat e votimit per trofeun e lakmueshem qe jep cdo vit prestigjiozja franceze "France Football", perfshijne dy vota nga cdo vend anetar te UEFA-s, nje te trajnerit te Kombetares dhe nje te kapitenit. I pyetur per kete ceshtje, Altin Lala, kapiteni i kuqezinjve, e ka ndare mendjen: "Topin e Arte" e meriton Kaka. Vota ime do te shkoje per ate lojtar, sepse eshte me te vertete i jashtezakonshem, me i miri ne qarkullim".