Kapllani: “Fiksimi im, gol Oliver Kahnit”

Nga Durresi, Dash Frasheri
E ndien edhe vetë se duhet të japë më shumë dhe se po kalon një moment jo të mirë në kampionatin gjerman. Edmond Kapllani, sulmuesi i Karslruhes, i ka shuar përfundimisht polemikat me trajnerin Baric pas ndeshjes me Holandën dhe është rithirrur në Kombëtare për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë. "Do të kisha dëshirë të isha në ndeshjen me Bullgarinë, pasi në atë me Slloveninë isha i pezulluar për shkak të kartonëve", - thotë ai për "Albania-sport". "Ndonjëherë ata që zihen shpesh, duhen më shumë më pas".
Nga një Kapllan i ndëshkuar me mosthirrjen nga ana e trajnerit Baric për ndeshjet e rëndësishem me Slloveninë dhe Bullgarinë, te një rithirrje për dy ndeshjet e fundit me Bjellorusinë dhe Rumaninë.
Do të kisha dëshirë të isha në ndeshjen me Bullgarinë, pasi në atë me Slloveninë isha i pezulluar për shkak të kartonëve. E pashë ndeshjen direkt me Bullgarinë dhe më erdhi keq që nuk fituam, pasi e meritonim. Ndeshje me Bjellorusinë është shumë e rëndësishme dhe do të mundohemi si ekip, pasi nuk flitet me emra të vecantë si Kapllani apo Bogdani, ta mbyllim këtë edicion në Shqipëri. Besoj se do t'ia arrisim.
Baric e ka vlerësuar formën tënde edhe pse nuk keni shënuar gola.
Po është e vërtetë dhe këtë ma deklaroi edhe sot. Trajneri ka shumë eksperiencë dhe di të dallojë nëse një lojtar ka përgatitje të mirë fizike, përgatit shumë raste, por ka dhe fatin e mirë apo të keq nuk arrin të shënojë. Këtë ma ka deklaroi edhe mua.
Shuarja kaq shpejt e konfliktit me trajnerin a tregon faktin se Kapllani tani është pjekur?
Baric nuk vihet në diskutim që me eksperiencën e tij është një njeri i matur. Dhe unë kam mësuar shumë gjëra. Cdo ditë mësoj dicka, edhe nga e mira dhe nga e keqja. Me Baricin nuk ka pasur ndonjë konflikt sic janë shprehur nëpër gazeta, megjithatë unë nuk kam reaguar ndaj tij. Raportet janë më të mira se c'kanë qenë. Ngadonjëherë ata që zihen shpesh duhen edhe më shumë më pas.
Je golashënuesi më i mirë i Kombëtares për këtë edicion. A do ta ruash këtë avantazh kur kanë mbetur edhe dy ndeshje?
Do të jem më i gëzuar nëse do të arrijmë objektivat që kemi. Ky është gëzimi im më i madh. Po luaj futboll në nivele profesionistësh dhe kuptoj që më i rëndësishëm është ekipi dhe jo individi, pavarësisht se dhe ky i fundit duhet të tregojë dicka.
Skuadra juaj, Karlsruhe, konsiderohet ekipi i surprizave me renditjen aktuale në Bundesligë (vendi i katërt), ndërkohë që ndeshjen e fundit e humbët 4-0 me Verder Bremenit.
Gjithmonë kujtohet një shprehje në futboll: "Më mirë të humbësh një ndeshje të tillë 4-0 se sa katër nga 1-0". Kundër Verder Bremenit humbëm me rezultat të thellë, por nuk e meritonim atë, pasi bëmë një ndeshje të mirë, por fatkeqësisht kualitetet që ka Bremeni na ndëshkuan.
Ke qenë në vëmendje të mediave gjermane qoftë për paraqitjen tënde, por dhe për mungesën e golave. Kur e ka radhën goli i parë historik i Kapllanit në Bundesligë?
Nuk e kam unë golin në dorë. E rëndësishme është të bëj lojë të mirë dhe të jem në qendër të vëmendjes. Trajneri na jep një mezazh të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes: rëndësi ka fitorja e ekipit se sa goli i "X" apo "Y" lojtari. Në ndeshjet e fundit po e kërkoj golin medoemos, por kur i thonë fjalës së urtë: fatit të keq hapi derën dhe të rrjedhë si të dojë. Kështu e përcaktoj edhe mosshënimin e golave. Goli do të vijë, jam i bindur për këtë. E rëndësishme është që jam në formë shumë të mirë. Jam gjithmonë opitimist në veten time dhe për më tepër që kam mbështetjen e trajnerit. Kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist.
Shënove tre gola në ndeshjen e brezave midis dy Karlsruheve, ku në ekipin kundërshtar, atë të viteve 1995-1998, luante edhe portieri i Bajernit, Oliver Kahn, por të mungoi në ndeshjen zyrtare.
Ishtë një kënaqësi e madhe të luaje kundër lojtarëve me emër, të cilët kanë luajtur edhe Kombëtaren e Gjermanisë dhe përballë 25 mijë shikuesve. Luajta një ndeshje të bukur. Me Oliver Kahn nuk pata kontakte, por dëshiroja t'i bëja gol. Ky ishte motivi im. Edhe në ndeshjen zyrtare kundër Bajernit doja t'i shënoja, pasi vitin tjetër ai do të largohet përfundimisht nga futbolli. Pata një moment të mirë në atë ndeshje, kur gjuajta me të majtën. Doja ta kisha një gol në statistikën time. Po pres ndeshjen e kthimit.
Kurrë në Greqi
Në mediat greke dhe ato shqiptare është folur për një transferim të mundshëm në Greqi, te skuadra e Panionosit. Kapllani e mohon në mënyrë kategorike: "As nuk kam dëgjuar dhe nuk di gjë. Nuk kam asnjë kontakt me asnjë ekip grek, për më tepër që nuk do të më pëlqente të luaja në Greqi. Jam shumë i kënaqur te Karlsruhe, po luajëm shumë mirë dhe jemi në zonën e Kupës UEFA për momentin. Nuk e kam menduar kurrë një kalim në Greqi"
"Fati më dënoi"
Ka qenë i preferuari i trajnerit Edmund Beker. Por a ruan sërish këtë raport Edmonid, kur jo pak herë është kritikuar publikisht prej tij, madje duke përdorur edhe shprehjen "Kapllani u tregua egoist? "Sigurisht, madje tani janë edhe më të ngushta. Edhe për të ashtu si dhe për mua është eksperienca e parë si trajner në Bundesligë. Nuk flitet fare për asnjë lloj ftohje. Unë flas shpesh me trajnerin. Edhe ai është në hapat e para dhe ma ka thënë në sy: sic bën ti gabime si lojtar bëj edhe unë gabime si trajner. Është treguar i hapur me mua. Shprehja e tij te "Kicker"-i? Problemi qëndron këtu. Shumë veta më pyetën pas ndeshjes kur mora përsipër penalltinë dhe e humba. Unë nuk isha i caktuar për të gjuajtur penalltinë. Ndeshja ishte 1-0 për ne, unë po luaja mirë dhe meritoja të shënojë edhe një gol. Fatkeqësisht dështova. Trajneri dha këtë deklaratë: "Fatin mos e ngacmo, se do të vijë vetë. Dhe fati më dënoi". Unë edhe pas ndeshjes i kërkova të falur atij, duke i thënë se e di që kam bërë gabim në rastin e penalltisë. "Të kuptoj që ke bërë gabim, por kuptoj edhe c'në gjendje je".
Banderola e ultrasve: "Lufto Kapllani, lufto!"
"Ultrasit" e Karlsruhes e kanë mbështetur vazhdimisht sulmuesin durrsak kur skuadra ishte në Bundesliga 2 dhe dhe Kapllani shënoi 17 gola. Madje për shqiptarin u kënduan edhe këngë. Por a janë kaq të zjarrtë me lojtarin dhe tani, kur ende ai nuk ka shënuar golin e parë në Bundesliga 1? "Për të thënë të vërtëtën edhe në ndeshjet që nuk kam luajtur, jo se nuk kam pasur formë të mirë, por kanë qenë zgjedhjet e trajnerit për të futur një lojtar që i përshtatej skemave të tij në raport me kundërshtarin, që punon më mirë në repartin difensiv në raport me atë të sulmit. Kjo nuk do të thotë që kam qenë në formë të dobët" – thotë Kapllani. "Në të gjitha ato ndeshje që kam hyrë në si zëvendësues kam dhënë ndryshim në lojën e skuadrës. Kam dhënë pasime të vlefshme, janë shënuar gola dhe kemi fituar ndeshjen", - shton ai. "Në Bundesligën 2 tifozët më kanë mbështetur jashtëzakonisht, por tani po më mbështesin akoma dhe më shumë, dhe kjo më ka dhënë më shumë forcë për të gjetur golin. Nuk është se nuk po më ecën mua, por edhe shumë sulmusve të njohur në Bundesligë. Po të shohësh ekipin tonë, golashënuesi më i mirë i ekipit është Mario Egimani me tre gola dhe është mbrojtës. Kapllani nuk është një problem. Po ju them dicka, e cila më ka emocionuar jo pak. Fansat e Karlsruhes kanë shkruar një banderolë: "Lufto Kapllani, lufto, se prej golave të tu jemi në Bundesligë". Kjo do të thotë shumë për një lojtar kur i ke të gjithë tifozat prapa teje".
ABC-ja e Kapllanit
Në faqen personale të lojtarit www.kapllani.de përvec informacioneve sportive dhe fotogalerisë së futbollistit ka dhe një pyetësor që i përgjigjet shkronjave të alfabetit gjerman të ndërtyera nga Neblung Sportsnetëork, agjencia gjermane që menaxhon Kapllanin
A: si Albanien (Shqipëria), atdheu im
B: Billardo luaj me shumë dëshirë në kohën e lirë
C: Champions League, ky duhet të jetë dhe qëllimi i cdo futbollisti
D: Durrësi, qyteti im i lindjes
E: Ehrgeizig (Serioz) duhet të jetë një futboll profesionist nëse do të arrij dicka
F: Freunde (Miqtë) janë të rëndësishmë për mua
G: Grand Cherokee, si makina ime
H: Herz (Zemra), pa treguar zemrën nuk vjen asgjë më shumë
J: Jetons, vetëm të mëdhatë
K: Kapllani, cfarë tjetër
L: Luksemburgu, goli im i parë si lojtar i kombëtares dhe dy golat e mi në ndeshjen e kthimit
N: Neblung Sportsnetëork, agjencia ime e menaxhimit
O: Olympic Games (Lojërat Olimpike), që i ndjek me qejf
P: Poker, luaj me shumë qejf Bllek Xhek
Q: Qualität (Cilësia), jam i bindur se do ta tregoj gjithmonë
R: Rodo, menaxheri i im ekipit, i cili kujdeset për mua si në bimë
S: Sanibal Orahovac, shoku im ngushtë te Karslruhe
T: Tooor (Goool), gjëja që më gëzon më shumë
U: Urlaub (Pushime), më të emblat pranë familjes
V: Verletzungen (Dëmtimet), kam vuajtur prej tyre për një kohë të gjatë
W: WM(Kampionati Botëror), të kualifikohesha me Shqipërinë do të ishte plotësimi i një ëndërre
X: Xhevair Kapllani, vëllai im
Y: Y, shkronja e fundit e alfabetit
Z: Zeugëart Hyseyin, shpirti i mirë i ekipit
E ndien edhe vetë se duhet të japë më shumë dhe se po kalon një moment jo të mirë në kampionatin gjerman. Edmond Kapllani, sulmuesi i Karslruhes, i ka shuar përfundimisht polemikat me trajnerin Baric pas ndeshjes me Holandën dhe është rithirrur në Kombëtare për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë. "Do të kisha dëshirë të isha në ndeshjen me Bullgarinë, pasi në atë me Slloveninë isha i pezulluar për shkak të kartonëve", - thotë ai për "Albania-sport". "Ndonjëherë ata që zihen shpesh, duhen më shumë më pas".