Rumania: Fitore me bullgarët e shqiptarët

Bledar Kuka
Synimi i kombëtares rumune të futbollit është të fitojë të dyja ndeshjet e mbetura në grupin G të eleminatoreve europiane. "Gazeta Sporturilor" ka bërë një llogari të ecurisë së deritanishme të eleminatoreve ku rumunët janë ndër më të suksesshmit, të kaluar vetëm nga Suedia dhe Kroacia dhe 6 pikët do i vendosnin si të dytët në grupin e finaleve. Me 6 pikë, shanset për këtë janë 100 për qind, me 4 pikë janë 30 për qind, me 3 pikë janë vetëm 10 për qind. "Nëse marrim 6 pikët do evitojmë Gjermaninë, Holandën, Suedinë, ky është një avantazh, - shkruan gazeta, - por do përplasemi, ndoshta, me Italinë apo Portugalinë". Mbrojtësi i Interit, Kristian Kivu, ul entuziazmin: "Po shkove në Euro, do gjesh kremin e futbollit të kontinentit. Ne duhet t'i fitojmë 6 pikët thjesht për të dalë në vend të parë në grup".