E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjellorusia: S’kemi më sherre, jemi ekip i vërtetë

Bledar Kuka
Trajneri i Bjellorusisë, Bernd Shtange, është i bindur se skuadra e tij do të paraqitet në ndeshjen ndaj Shqipërisë në formën më të mirë të mundshme. Në një konferencë për shtyp në Minsk, gjermani deklaroi se i kishte mbaruar eksperimentimet, i kishte lënë prapa sherret dhe se bjellorusët ishin tani një skuadër e vërtetë. "Koha e eksperimenteve përfundoi, - tha Shtange, - nuk ka më sherre në gjirin e ekipit kombëtar. Lojtarët kanë pasur probleme me Federatën, me mënyrën sesi janë thirrur në kombëtare, por me mua nuk kanë probleme". Ai pohoi se tashmë janë vendosur rregulla të përcaktuara qartë mbi thirrjen ose mosthirrjen në kombëtare. "Ne kemi vendosur rregulla për të thirrur lojtarët në ekipin kombëtar, - ishte sqarimi i tij, - në radhë të parë do të vijnë interesat e kombëtares dhe pastaj ato të klubeve. Jam i përqëndruar në 20 apo 25 lojtarë si dhe kemi piketuar një grup prej 30-40 futbollistësh të kampionatit bjellorus, kryesisht të moshës së re". Shtange pohoi se "në kombëtare janë thirrur lojtarët më të mirë, ata që e meritojnë". "Ne kemi krijuar një skuadër të vërtetë, - vlerësoi gjermani, - ndonëse e dimë se tashmë duhet të ngrejmë nivelin e lojës, të shtunën ndaj shqiptarëve duhet të luajmë më mirë se deri tani". Ai shpalli edhe listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Holandës, për eleminatoret e Kampionatit Europian 2008. Romashenko: Mobilizimi, i pa kufishëm Mesfushori bjellorus, Maksim Romashenko lojtar i Torpedos së Moskës në Rusi, shprehet se ai dhe shokët e tij do të jenë tepër të motivuar për ndeshjen ndaj Shqipërisë. "Motivimi i lojtarëve është përtej limiteve, - tha Romashenko, - të gjithë jemi grumbulluar që ta përfundojmë sa më mirë sezonin". Përgatiti: B.Kuka Bjellorusët, përgatitje në Gjermani Që nga dita e djeshme kombëtarja bjelloruse ka fluturuar me linjë ajrore nga Minsku për në Gjermani, saktësisht në Ruit. Kështu bën të ditur "football.by". Atje kushtet klimaterike do jenë 10 gradë Celsius më të ngrohta se në Bjellorusi, ndaj edhe ekipi do përgatitet më mirë. Lista e Bjellorusisë: Portierë: Juri Zhevnov (FC Moskva), Vasili Homutovski (Tom Tomsk), Anton Amelicenko (FC Moskva). Mbrojtës: Sergej Omelishcuk (Rostov), Artem Radkov (BATE Borisov), Egor Filipenko (Spartak M.), Pavel Plaskonji (Shahter Soligorsk), Roman Kirenkin (Torpedo Zhodino), Kiril Pavlocek (Dinamo Minsk). Mesfushorë: Aleksandr Hleb (Arsenal Londër), Vladimir Koritko (Cernomorec Odesa), Maksim Romashenko (Torpedo, Rusi), Timofei Kalacev (Rostov), Nikolai Kashevski (Metalurg, Ukrainë), Igor Stasevic (Bate Borisov), Aleksei Skvernok (Krilia Sovjetov Tamara), Aleksandr Kuljci (Tom Tomsk). Sulmues: Vitali Buljica (Tom Tomsk), Sergej Kornilenko (Dnepr Dnepropetrovsk), Vitali Rodionov (BATE Borisov), Vitali Kutuzov (Piza).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›