E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Rexha akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim ndaj policisë



Alban Rexha, i njohur ndryshe si Ujku i “Kafazit të Artë”, u njoh dje me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Tashmë pozicioni i Rexhës është lehtësuar për shkak se ka rënë akuza e vrasjes së mbetur në tentativë për rrethana cilësuese. Prokurori kërkoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” vetëm për akuzën e armëbajtjes pa leje dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë.
Rexha u arrestua disa javë më parë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ai ishte shpallur në kërkim që në fillim të muajit janar, për sulmin më armë të bërë ndaj policisë më datë 29 dhjetor 2009, ku më parë janë arrestuar Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega. Menjëherë pas prangosjes reagoi avokatja e Rexhës, Alberta Gega, e cila ka deklaruar se klienti i saj ishte nisur për t’u vetëdorëzuar. Gega ka pohuar se gjatë ditës së premte Alban Rexha kishte lënë takim me prokurorin e çështjes, Behar Dibra, ku do të merrej në pyetje dhe më pas do të transferohej për në polici. Për këtë arsye, Alban Rexha kishte sjellë dhe silenciatorin e pistoletës, të cilin, sipas rregullave, e mbylli në një prej kasafortave të Gjykatës përpara se të hynte në seancë, për t’i provuar prokurorit se arma e bllokuar ishte e tija.

23 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›