E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Rexha,tre policët në prokurori



TIRANE - Tre efektivat e patrullës së policisë, e cila ndaloi më 29 dhjetor 2009 disa të rinj, mes të cilëve edhe Alban Rexha, u morën në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Administrimi i dëshmive të policëve është bërë në kuadër të hetimit që po zhvillohet për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, kryer nga të dyshuarit P.Serjani, 26 vjeç, Sh.Mejdani, 21 vjeç dhe E.Gega, 24 vjeç. Për këtë çështje është akuzuar dhe arrestuar edhe personazhi i njohur Alban Rexha, i cili bashkë me të tjerët akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj policëve, pasi forcat e rendit tentuan ndalimin e tyre. Tre policët që u morën në pyetje në prokurori, pohuan se kanë qenë objekt i të shtënave me armë nga të rinjtë. Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor 2009, pasi policia tentoi të ndalonte makinën me targa BOT QA 997, me të cilën lëviznin të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›