Paqe në derbin spanjoll, Liverpuli humb në Lisbonë
Atletiko e Madridit ka marrë një barazim me vlera në transfertë në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League pikërisht në shtëpinë e Valencias. Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh, madrilenët arritën të barazonin dhe më pas edhe të kalonin në avantazh përkohësisht. U desh goli i David Vijas që Valencia të mos dalë e humbur nga fusha e saj. Një fitore me vlera, por që ka lënë disi të hapur ende kualifikimin për në ndeshjen e kthimit, ka bërë Benfika ndaj Liverpulit të Rafa Benitez. Anglezët kaluan të parët në avantazh me mbrojtësin danez Daniel Ager por në pjesën e dytë, për shkak edhe të daljes me karton të kuq të holandezit, Rajan Bebel vendasit arritën të barazonin dhe kalonin në avantazh. Fitore në ndeshjen e parë sigloi edhe Fulhami. Bobi Zamora dhe Damein Daf shënuan si fillim për britanikët ndërsa shkurtoi diferencën, Aleksander Madlung. Tjetër gjë gjermanët e tjerë të kësaj lige, Hamburgu, i cili ndali në fushën e vet, belgët e Standard Liezh. Mlladen Petriç, me penallti (42') dhe holandezi Rud van Nistelroi shënuan për Hamburgun ndërsa për Standart Liezh, Mbokani (31').