E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo, drejt Vlorës, Muça rrezikon pankinën



Trajneri i Dinamos, de fakto Kampion i Superligës për sezonin 2009-2010, rrezikon pankinën e tij në rast të një humbje sot në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës.Burime nga klubi bëjnë të ditur se kuotat e teknikut në krye të Dinamos kanë rënë shumë pas rezultateve jo pozitive të arritura në javët e fundit. Edhe pse Muça ka mundur ta nxjerrë kampion Dinamo me 18 pikë diferencë nga vendi i dytë që një fazë para mbylljes së kampionati, si asnjëherë tjetër, përsëri ai rrezikon postin. E megjithatë vetë Muça këmbëngul që është duke e përgatitur skuadrën e tij për të fituar në ndeshjen e Vlorës. Ai pranon që skuadra ka pasur etje për të fituar atëherë kur i është dashur suksesi. Kurse tani, kur diferenca e pikëve është e madhe me vendin e dytë, etja për të fituar një ndeshje është zbehur. "Në çdo ndeshje duhet të luajmë për të treguar veten tonë dhe duhet të futemi në fushë për të fituar. Unë e përgatis skuadrën për të fituar çdo ndeshje. Ne kemi treguar që kemi qenë skuadra më me etje në kampionat për të fituar, kështu që në këto momente nuk kemi ndonjë problem për tripikësh", ka pohuar Shkëlqim Muça. Ndërkohë tekniku, më tepër se sa Flamurtarit, i druhet Migen Memellit, ndaj i ka bërë thirrje mbrojtësve të tij që ta kenë nën kujdes. "është një sulmues i mirë, shumë i vështirë për t'u mbuluar. Do shumë vëmendje nga mbroj-tësit tanë, në mënyrë që të mos i lënë hapësira veprimi", vazhdon trajneri dinamovit. Ndërsa për ardhjen e Sulejman Starovës në krye të Tiranës, Shkëlqim Muça nuk e konsideron një "mbyllje dere" nga ana e klubit bardheblu, pasi për të, "dera e hapur" është pankina e Dinamos. "Nuk kam pasur ofertë zyrtare nga Tirana ndaj nuk konsideroj ndonjë 'mbyllje dere'. Unë derën e kam te Dinamo e jo te Tirana. Jam trajner i Dinamos, kam një kontratë për të çuar deri në fund", ka përfunduar Muça. Teknikut i përfundon kontrata më 15 maj dhe deri tani nuk është treguar asnjë vullnet nga ana e klubit për rinovimin e kontratës së teknikut, të paktën për ndeshjet e Kupave të Evropës.

Superliga/Java 26

Sot, ora 15:00
Flamurtari-Dinamo
Gjyqtar: Laver Alla
Vllaznia-Besa
Gjyqtar: Kridens Meta
Apolonia-Tirana
Gjyqtar: Ervis Peza
Teuta-Laçi
Gjyqtar: Albano Janku
Shkumbini-Gramozi
Gjyqtar: Ermir Hoxha
Kastrioti-Skënderbeu
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›