E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, punëtori bie nga kati i katërt, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku punonte.

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur afër qendër së qytetit. Punëtori që humbi jetën është 55-vjeçari Naol Çakalli. Ai është rrëzuar aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim.

Përplasja e tij ishte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›