E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti i policisë: Të pezullohen hetimet për puçin

Flamur Vezaj / Luis Tanushi

TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për puçistët pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. Shekulli ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin relacioni shpjeguese për procedimin penal nr. 285 të vitit 2011, ku policia i sugjeron tre prokurorëve të çështjes të pezullojnë hetimet ndaj organizatorëve pasi nuk provohet organizimi. Lidhur me sa më sipër, në mbështetje të nenit 326 të Kodit të Procedurës Penale sugjeroj pezullimin e hetimeve të dosjes penale nr.285 të vitit 2011,- thuhet në fund të dokumentit zyrtar të policisë.

Sipas kësaj shkrese, ishin tre prokurorët e çështjes, Ols Dado, Ervin Karanxha dhe Bujar Hoxha, të cilët kishin nisur hetimin për organizatorët e demonstratës. Pasi kishin kryer verifikimet e para, tre prokurorët kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e policisë dhe më datë 17 shkurt 2011 i kanë deleguar dosjen për hetime të mëtejshme. Vendimi i delegimit të hetimeve shoqërohej me një listë detyrash konkrete, të cilat duheshin zbatuar nga policia. Në mes të këtyre detyrave ka qenë edhe fakti i zbulimit, marrjes në pyetje dhe identifikimit të të gjithë personave që organet e rendit kishin informacion si organizator të dhunshëm të demonstratës së 21 Janarit.

Efektivët e policisë, për një afat pesë mujor kanë arritur të marrin në pyetje dhe të administrojnë në dosje deklarimet e 62 personave, ekzaminimin dhe identifikimin e personave të dhunshëm të fiksuar nga aparat fotografik e kamerat e sigurisë dhe të televizioneve të ndryshme. Gjatë hetimeve janë evidentuar persona konkret që ushtronin dhunë ndaj efektivëve të policisë dhe shkatërrimit të pronës. Janë identifikuar deputetet e Partisë Socialiste, të cilët nga pamjet filmike janë parë duke qetësuar turmën e irrituar që sulmonte efektivët e policisë. Si dhe janë administruar shkresat zyrtare të korrespodencës mes Partisë Socialiste dhe Drejtorisë së Policisë në lidhje me mbarë vajtjen e demonstratës si dhe janë këqyr dhe verifikuar një sërë numrash telefonik të personave të shoqëruar natën e demonstratës dhe më pas,- shkruhet në relacionin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, nga hetuesit e policisë janë analizuar të gjitha deklarimet e 62 personave të pyetur dhe shtetasve të tjerë, si dhe nga administrimi i pamjeve të ndryshme filmike e shkresore, na rezulton se nga subjekti Partia Socialiste ishte planifikuar si një protestë paqësore. Protestuesit nga rrethet, një pjesë e tyre e madhe kanë ardhur në Tiranë me autobus dhe furgona të linjës, falas, por nuk është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë paguar këto mjete. Gjithashtu, rezultoi se një pjesë të protestuesve që kanë ardhur me autobus, i janë servirur alkool me qëllim që të humbasin vetëdijen e tyre gjatë protestës që të ishin më të dhunshëm. Por, edhe pse është kryer një hetim i plot, nuk është arritur nga ana jonë të identifikojmë personat që kanë kryer këto veprime,- thuhet në relacionin që Shekulli ka arritur të siguroi një kopje. Ndërkaq, në relacion cilësohet se disa nga protestuesit gjatë protestës, kanë bërë thirrje për ushtrim dhune ndaj policisë, por, kjo kërkesë është bërë nga elementë të caktuar brenda turmës që nuk janë identifikuar.

Policia: Protesta ishte e PS, dhuna ishte individuale

Sipas raportit të policisë, asnjë nga demonstruesit e pyetur nuk ka pranuar se është paguar për të marrë pjesë në këtë demonstratë apo i ka bërë thirrje njeri për të ushtruar dhunë, të gjithë thonë se kemi ardhur në Tiranë për të marr pjesë në një protestë paqësore. Nga tërësia e hetimeve të kryer nga ana jonë, nuk është bërë e mundur gjetja e provave dhe fakteve të mjaftueshme, si fotografi, pamje filmike, gjetjen e dëshmitarëve që implikojnë ndonjë person si organizator të dhunës së ushtruar gjatë protestës së 21 Janarit. Kjo protestë ka qenë e organizuar nga Partia Socialiste, por dhuna e ushtruar në këtë protestë ka qenë individuale. Kjo vërtetohet edhe me gjetjen e provave dhe fakteve për 12 persona, dosjet e të cilëve kanë kaluar për gjykim ku disa prej tyre pranojnë që kanë ushtruar dhunë ndërsa pjesa tjetër e mohon këtë fakt-thuhet në përfundim të relacionit, ku sugjerohet pezullimi i hetimeve të dosjes penale me nr. 285 të vitit 2011. Pavarësisht këtij relacioni të Policisë, që sugjeron pezullimin e dosjes pasi nuk ka puçistë Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për tre deputet e Partisë Socialiste, z.Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj.

Kryeprokurori britanik: Jo presione prokurorisë për 21 janarin

Kryeprokurori i Britanisë së Madhe i bëri dje thirrje mazhorancës që të ndalë sulmet ndaj Prokurorisë shqiptare dhe të mos ushtrojë presion për çështje konkrete që janë nën hetim. Me një gjuhë të ashpër, Prokurori i Përgjithshëm britanik, Keir Starmer, i cili ndodhej për një vizitë dy ditore në Tiranë, theksoi se pavarësia e gjyqësorit është jetike për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Sipas Starmer, sulmet politike apo personale mbi institucionet e pavarura dhe individëve brenda tyre, janë të dëmshme për demokracinë. Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cenojnë, jo vetëm individët e shënjestruar, por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët,- tha dje krue i prokurorisë britanike, Starmer.

Për kreun e akuzës britanike, këto çështje kanë nevojë për konsiderata të informuara dhe të menduara, si dhe mendime ekspertësh, dhe jo sipas tij për debate militante mes politikanëve. I pyetur për akuzat e mazhorancës ndaj Prokurorisë për ngjarjet e 21 janarit, kryeprokurori anglez theksoi se hetimi duhet të jetë i plotë dhe i pavarur nga prokuroria. Dua të jem i qartë. Është me rëndësi që të ketë një investigim të plotë, i cili të jetë efektiv dhe të japë drejtësi dhe ky investigim duhet të drejtohet nga Prokuroria në mënyrë të pavarur. Unë do te insistoja për këtë në vendin tim dhe ky është një rregull universal,- u shpreh ai. Prokurori Keir Starmer deklaroi se pavarësia dhe integriteti i gjyqësorit janë thelbësore. Nëse gjyqësori nuk është i pavarur, sipas Starmer, nuk mund të kontrollohen në mënyrë të efektshme politikanët dhe nuk jepet drejtësi.

Detyra e parë e një prokurori profesioni im është të mundësojë një hetim dhe gjykim efektiv, të pavarur dhe të drejtë për viktimat, dëshmitarët dhe të pandehurit. Pa ndershmëri nuk mund të ketë drejtësi. Shumica e këtyre të drejtave janë të mbrojtura me ligji, por është detyra e prokurorit për ti zbatuar ato. Kjo ndonjëherë kërkon prokurorë të patrembur dhe vendime të forta, por demokracia dhe shteti i së drejtës nuk kërkojnë asgjë më pak,- tha kreu i akuzës britanike. Duke shprehur shqetësimin për fenomenin e mosndëshkueshmërisë së korrupsionit në radhët e gjyqësorit, Prokurori i Përgjithshëm Keir Starmer deklaroi se as numri i ligjeve dhe kodeve të reja nuk përbëjnë në vetvete shtetin e së drejtës apo drejtësinë. Sipas tij, shteti i së drejtës është një kulturë demokratike, ndërtuar mbi disa parime bazë kryesisht mbi ndarjen e pushteteve.

Berisha dhe Topi harrojnë 21 janarin

Në takimin me gazetarët kreu i pr

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›