E Diel, 1 Nëntor 2026

Albania-FYR Macedonia, Live Now! Shqiperi-Maqedoni, drejtpersedrejti

Friendly Match / Ndeshje miqësore
Wednesday, February 7, 2007 / E mërkurë, 7 shkurt 2007

Rez. Final SHQIPËRI - MAQEDONI 0-1
Full Time ALBANIA - FYR MACEDONIA 0-1
Scores / Shenues: Stevica Ristic 32'
Referees / Gjyqtarë: Paolo Bertini, Stefano Airoldi dhe Marcelo Ambrozino (Italy/Itali)
Venue / Stadiumi "Loro Borici", Shkoder

Line-ups / Formacionet:

Albania / Shqiperia
Goalkeeper / portier: Arjan Beqaj
Defenders / Mbrojtës: Besnik Hasi, Elvis Beqiri, Nevil Dede
Midfielders / Mesfushorë: Armend Dallku, Altin Haxhi, Altin Lala (Ervin Bulku 46'), Devis Mukaj (Klodian Duro), Debatik Curri
Forwards / Sulmues: Igli Tare (Besart Berisha 33'), Edmond Kapllani(Erjon Bogdani 46')

Trajner / Coach: Otto Baric

FYR Macedonia / Maqedonia
Goalkeeper / portier: Nikoloski
Defenders / Mbrojtës: Sedloski, I. Mitreski, Noveski
Midfielders / Mesfushorë: R. Popov, Sumulikoski (Gracevski 74'), A. Mitreski, Lazarevski, Naumoski
Forwards / Sulmues:Pandev , Ristic

Trajner / Coach: Srecko Katanec

Live Comentary / Komenti
Second Half / Pjesa e II-te


46' The Second half is on with several changes for each side
46' Pjesa e dyte ka nisur, me disa ndryshime per te dyja skuadrat

49' The game is temporarily suspended as smoke from the home side's fans covers the pitch
49' Ndeshja pezullohet përkohësisht, nga tymi i tymuesve të hedhura nga tifozeria vendase

50' As the smoke clears away, the game resumes
50' Ndërkohë që tymi davaritet, ndeshja rifillon

55' The home side pushes forward, but Bogdani strikes softly and his shot is gathered by the Macedonian keeper
55' Kombëtarja kuqezi sulmon më tepër, por goditja e Bogdanit është e lehtë dhe pa problem për gardianin e portës maqedonase

59' The Italian referee yellow-cards Sumulikoski for a foul and from the resulting free kick, Klodian Duro has a chance to strike, but to no avail
59' Gjyqtari italian ndëshkon me karton të verdhë Sumulikoskin, për ndërhyrje të parregullt dhe nga aksioni që vijon, Klodian Duro godet pasaktësisht në kufinj të zonës

63' The game's tempo is slow in this below-par friendly made difficult as well by the rain that continues to fall considerably
63' Ritmi i lojës la rënë në këtë miqësore që nuk po ngrihet në nivelin mesatar, që vështirësohet më tepër nga shiu që vazhdon të bjerë

67' Albanians continue to pour forward, but the Macedonian defence and, indeed, their whole team, hold on to the one-goal lead, as the home side lacks clarity and precision in the opposing box
67' Kuqezinjtë vazhdojnë të hidhen në sulm, por mbrojtja mike, e ndihmuar nga e gjithë skuadra, ruan të paprekur epërsinë njëgolëshe, ndërsa Shqipërisë i mungon qartësia dhe saktësia në zonën kundërshtare

76' Jahmir Hyka, the new Olympiakos signee, is ready to make his debut for the Albanian national team
76' Jahmir Hyka, blerja më e re e Olimpiakosit, bëhet gati të futet në fushën e blertë për të debutuar me fanellën kuqezi

80' Altin Haxhi makes way for Hyka, who will play in midfield
80' Altin Haxhi i lë vendin Hykës, i cili do të luajë në mesfushë

81' Klodian Duro threads the ball through for Dallku, who can't manage to turn the ball into the box and there is a corner kick
81' Klodian Duro pason bukur për Dallkun në të djathtë, i cili nuk arrin ta pasojë topin në qendër të zonës për Bogdanin dhe fiton vetëm një goditje këndi

85' Referee Bertini gives the marching orders to Macedonia coach, Srecko Katanec, who leaves the bench
85' Gjyqtari Bertini ndërshkon me karton të kuq trajnerin e Maqedonisë, Katanec, i cili detyrohet të largohet nga pankina

86' Albanians win a free kick, but Duro hits the post and Dallku can't manage to push the ball in, as Macedonians clear the danger, only for Bogdani to miss seconds later
86' Kuqezinjtë fitojnë një goditje të lirë, por topi i Duros rrok shtyllën horizontale dhe Dallku nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë dhe largon mbrojtja maqedonase. Bogdani godet pasaktësisht, vetëm pak sekonda më vonë

92' Three minutes of time added-on are coming to a close
92' Tre minutat e fundit të kohës shtesë po përfundojnë

93' Bertini blows for full-time and Macedonia walk out with the fourth victory in six friendly encounters with Albania
93' Bertini fishkëllen tre herë dhe Maqedonia del nga fusha me fitoren e katërt në 6 përballjet miqësore me Shqipërinë

First Half / Pjesa e I-re

1' After a minute's silence in memory of Albanian National team player, Arben Minga, who passed away recently, is observed, the game is on.
1' Ndeshja ka filluar me nje minute heshtje ne nderim te Arben Minges, i cili u nda nga jeta para disa ditesh.

3' Macedonia strike first, but the shot by Ristic is weak and Beqaj gathers easily
3' Maqedonia rrezikon me një goditje nga jashtë zone, por pa problem për Beqajn

6' An even game is being played, as both teams study each-other's game
6' Minutat e para janë të barabarta, ndërsa të dyja skuadrat studiojnë lojën e njëra-tjetrës.

8' Haxhi executes a corner kick, but no Albanian player reaches for it and Macedonias escape with a goal kick
8' Haxhi ekzekuton një goditje këndi, por topi kalon pasqyrë tërë zonën maqedonase dhe përfundon në fundore, pa u prekur nga asnjeri

12' Apart from a Debatik Curri's shot, well wide, nothing much worthy of note for the past minutes, as Kapllani tries, but misses the target for the home side
12' Përvec një goditje të pasaktë të Debatik Currit, nuk ka shumë për të komentuar, ndërkohë që edhe Kapllani provon, por pa rezultat, për skuadrën vendase

19' The game is being played mostly in midfield, but there are many mistakes and Macedonians hit the post through Noveski
19' Ndeshja luhet kryesisht në mesfushë, por janë të shumta gabimet dhe maqedonasit godasin shtyllën me anë të Noveskit, por loja vazhdon

24' Macedonia win a free kick just outside the box, the shot is well controlled by Beqaj
24' Maqedonasit fitojnë një goditje të lirë në kufinjtë e zonës, por topi kontrollohet pa problem nga Beqaj

26' Igli Tare, on the sidelines for a couple of minutes due to a physical problem, returns to the pitch
26' Igli Tare, i cili po merrte ndihmën mjekësore jashtë fushës, rikthehet në fushën e blertë

29' Macedonia rely mostly on counterattack, but Goran Pandev cannot finish his side's latest attack, and wins only a throw
29' Maqedonia mbështet në kundërsulm dhe Pandev nuk arrin të finalizojë aksionin e skuadrës së tij

32' Stevica Ristic escapes his markers and poaches the ball from close range. Macedonia lead 1-0.
32' Stevica Ristic është krejt i zbuluar dhe nuk e ka të vështirë ta përcjellë topin në rrjetë. Maqedonia kryeson 1-0.

33' Tare cannot continue any longer and comes off, to be replaced by Besart Berisha
33' Tare nuk mund të vazhdojë më dhe lë fushën e blertë, i zëvendësuar nga Besart Berisha

40' Macedonia content to guard their one-goal lead, as the home team lacks clarity in its game
40' Maqedonia është e kënaqur të administrojë epërsinë njëgolëshe, ndërsa përfaqësuesja shqiptare është e paqartë në lojën e saj

43' Macedonia continues to rely on counterattack and they have a chance to double their lead, but the ball hits the post and goes out
43' Maqedonia vazhdon të mbështetet në kundërsulm dhe ka mundësi të dyfishojë epërsinë e golave, por topi rrok shtyllën dhe përfundon jashtë

Half-time Macedonia goes into the half time break with a one-goal lead in this friendly that has failed to live up to its expectations Pjesa e
Pjesa e Parë Maqedonia shkon në dhomat e zhveshjes me një epërsi njëgolëshe, në një miqësore që nuk e përligj ende interesimin e këtyre ditëve

Albanian national team coach, Otto Baric, chose to play Igli Tare, who doesn't play for his team, Lazio, instead of the more in-form Bogdani and the exit of the Albanian captain after half an hour game, makes the 74-year-old's choice even more dubious
Trajneri i Kombëtares, Oto Baric, zgjodhi të luante me Taren, i cili nuk aktivizohet me skuadrën e Lacios, në vend të sulmuesit më në form, Bogdani, dhe dalja nga fusha e kapitenit e bën edhe më pak bindëse zgjedhjen e 74-vjecarit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›