E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goran Pandev: Kujdes, këtu ka humbur Greqia, Rusia …

Nga Bledar Kuka
Lojtari më i mirë i Maqedonisë, Goran Pandev, ka deklaruar dje për "Makedonski Sport"-in se ndeshja e sotme ndaj Shqipërisë do të jetë shumë e vështirë. "Na pret një duel i vështirë, - thotë ai, - dhe një test i vërtetë. Luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, që në terrenin e vet luan shumë mirë, me zotësi dhe me motivim". "Ata, - vazhdon sulmuesi i Lazio-s, - luajnë para një stadiumi të mbushur plot dhe kanë si cak që të arrijnë fitoren. Para disa kohësh, këtu janë rrëzuar Greqia, Rusia … . Duhet të luajmë, edhe këtë herë, ashtu sic dimë. Nuk na lejohet të gabojmë, sepse kjo ndeshje është prova gjenerale para Kroacisë". Pandev flet edhe për Igli Taren, shokun e tij te Lazio. "E njoh mirë Taren, - thotë ai, - ndaj tij duhet të jemi të kujdesshëm, sepse mezi pret të shënojë gol". Po ashtu, dy shokë skuadre mund të jenë kundër njëri-tjetrit. Këta janë Besnik Hasi dhe Goran Maznov, që janë të dy te Lokeren-i në Belgjikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›