E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kovaçiç: “Udhëtimet e mia për kandidatët e kombëtares”

Zoti Kovacic, nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, ju vlerësoheni me nota maksimale për aftësinë që keni për të përcaktuar nëse një lojtar vlen apo nuk di të mendojë si futbollist. Ju keni përmbushur disa misione. Cilat janë kriteret e vlerësimit tuaj?
- Unë kam qenë dy herë në Norvegji. Kam ndjekur takimin Rozenborg-Bran Bergen ku luanin dy futbollistë shqiptarë, Hyka e Memelli, që sot i kemi grumbulluar në Kombëtaren shqiptare. Unë kam ndjekur edhe një ndeshje të dytë: Helsingborg-Bran Bergen, në të cilën sulmuesi Memelli luajti për rreth 60 minuta, pasi doli me karton të kuq pas dy kartonave të verdhë. Memelli luajti shumë mirë. Në ato minuta që unë e ndoqa, krijova një përshtypje të mirë dhe për këtë informova trajnerin Baric: se Memelli është një lojtar që e meriton të luajë për Kombëtaren shqiptare. Memelli nuk është tashmë një kandidat por një lojtar që bën pjesë në grupin tonë dhe për të cilën duhet të tregojmë shumë kujdes.
Të njëjtën gjë mund të them për Jahmir Hykën, i cili u aktivizua për një vit te Rozenborgu. Tashmë Hyka ka shkuar te Olimpiakos, dhe unë kam besim se ai do të stërvitet po aq mirë te Olimpiakos, si te Rozenborg. Me vetëm 18-vjec ai është një talent i madh dhe pas një kohe të shkurtër pas raportimeve të mia, ne e kemi tashmë atë në ekipin Kombëtar.
A keni parë lojtarë të tjerë?
- Unë kam qenë shpesh në Shqipëri dhe kam parë disa nga lojtarët e ekipeve kryesore të Kategorisë Superiore. Unë isha gjithashtu në takimin Elbasani-Partizani, si dhe ndoqa derbin Tirana-Teuta. Unë kam qenë edhe në Unterhaching ku kam ndjekur Kapllanin. Tashmë do të kem në vemendje edhe Hamdi Salihin. Ried është reth 120 km larg nga qyteti ku unë banoj. Unë do t'i hedh vazhdimisht atij sytë. Dua të shtoj se do të vi shpesh në Shqipëri për të ndjekur nga afër kandidatë të tjerë nga Shqipëria. Unë jam shumë i kënaqur se disa nga lojtarët e Tiranës, që janë dhe pjesë e Kombëtares luajtën shumë mirë kundër Teutës.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›