E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Katanec: “S’është më miqësore”!

Nga Jetmir Halilaj
Srecko Katanec, trajneri i përfaqësueses Katanec ka mbrojtur edhe njëherë idenë e tij që skuadrat të mos ishin në të njëtën hotel. Sipas sllovenit kjo ul sensin e rivalitet dhe duket një gjë e stonuar. Para kërkuat se të vinit në Shqipëri që skuadrat të mos ishin në të njëjtin hotel, megjithatë kjo nuk u evitua. Cili është komenti juaj për këtë? "Po është e vërtetë që e kam bërë një kërkesë të tillë dhe me të drejtë e kam bërë. Është hera e parë gjatë gjithë karrierës time si futbollist dhe si trajner që akomodohem në të njëtin hotel me kundërshtarët". Cfarë problemi ka? "Nuk ka ndonjë problem të madh, por më duket dicka e stonuar. Më duket sikur humbet sensi i rivalitet, pra më duket sikur lojtarët miqësohen më shumë se sa duhet. Në si drejtues, por edhe tifozat presim një ndeshje të vërtetë dhe kërkojmë maksimumin pra në fushë nuk duam ndeshje mes miqësh, por ndeshje mes lojtarësh tek të cilët i kanë drejtuar sytë dy kombe. Nuk e vë në dyshim se do të jetë një sifdë e vërtetë, por nga na tyra që kam do të preferoja të qendronim në kampe të ndryshme, kjo është e gjitha". E kishit në dorë që ta refuzonit qendrimin në një hotel, përse e pranuat një gjë të tillë? "Për faktin e thjeshtë se u gjenda përballë një situatë sat ë cuditëshme aq edhe delicate. Më thanë se rezidenca ku do të qnedronin lojtarët ishte në rikonstruksion dhe nuk ofronte ngrohje dhe disa kushte të tjera. Unë nuk mund të bëhesha shkak që t'i detyroja futbollistët shqiptarë që të qendronin në ato kushte, për më tepër që kjo është miqësore". Meqë jemi tek ndeshja, sa e njihni skuadrën shqiptare? "Dëgjo, puna është që unë kur kam ndehsje miqësore nuk interesohem thuajse fare me kundërshtarin. Pa dashur të krijohet ndonjë keqkuptim, ju siguroj se kam menduar shumë për rivalin e 7 shkurtit, që është Shqipëria. Për mua ndehsjet miqësore janë më pak stresueset si trajner. Në të tilla raste duhet të jenë lojtarët ata që duhet të merakosen për paraqitjen që do bëjnë sepse prej këtyre testeve varet 30% apo 40% e të ardhëmes së tyre në ekipin Kombëtar. Kështu që nuk jam intersesuar shumë se me cfarë moduli luani, apo se cilët janë armët tuaja më të forta". Ju jeni slloven dhe kanë dalë zëra në qarkullim se mund të ndihmoni (t'u jepni detaje të imtësishme) drejtuesëve të përfaqësueses sllovene, që është kudnërshtarja jonë në grup. Sa e vërtetë është kjo? "Qesh...Aspak e vërtetë. Edhe trajneri juaj, Oto Baric është kroat dhe Koracia është kundërshtarja jonë. Ju sihuroj që gjërat nuk funksionojnë kështu".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›