Kapllani: “Kam shënuar më shumë gola në Gjermani, se në Shqipëri”

Dhjetë gola në Bundesliga 2, një rekord personal që ju ka bërë një sulmues të papërmbajtshëm...
- Është një fakt që dëshmon gjendjen time shumë të mirë fizike e futbollistike, por do të thotë shumë edhe për ekipin, Karslruhen, por në mënyrë të vecantë për trajnerin e Kombëtares, Oto Baric. Do të bëj c'është e mundur që ta ruaj këtë gjendje.
Përpara sezonit kishte shumë dyshime për dobishmërinë tuaj, ndërkohë që tashmë trajneri i Karlsruhes, ju merr si shembull për efikasitetin dhe një model.
- Po është e vërtetë. Trajneri e ka bërë publike këtë pohim, madje përpara skuadrës duke thënë se Kapllani është shembulli që duhet ndjekur, dhe tashmë pas një punë të fortë timen, shtoi se tashmë po marrim frytet e Edmondit.
Në Shqipëri keni luajtur për Partizanin dhe Besën. Sa ka ndikuar Karlsruhe në përmirësimin e Kapllanit si futbollist profesionst?
- Në raport me atë që unë kam asimiluar në Shqipëri, trajnimi në Gjermani ka një ndryshim të madh, si dita me natën nga pikëpamja e stërvitshmërisë, dhe për më tepër koncepti i profesionalizmit.
Kapllani cili është numri i golave që dëshironi të arrini gjatë këtij sezoni?
- Nuk kam ndonjë numër të fiksuar. Synimi im është të shënoj vazhdimisht gola, për më tepër që për të gjithë lojtarët objektivi i vetëm është rikthimi në Bundesliga 1, që e presin prej disa vitesh tifozeria dhe qyteti i Karlsruhes.
Mondi, duket se ke shënuar më shumë në Gjermani se në Shqipëri, apo jo?
- Edhe në Shqipëri nuk më kanë munguar golat, por dua të them se kam qenë një lojtar më i ri kur luaja për Partizanin dhe Besën. Në Shqipëri doja kohë që të formohesha si futbollist profesionist, madje isha i paduruar dhe kalimi në Gjermani ishte një nga pluset e mia të mëdha.
Ka oferta Kapllani, apo ndihesh i kënaqur me Karlsruhen?
- Të them të drejtën kam patur disa oferta nga Gjermania, por dhe nga vende të tjera, por e kam konsideruar si të rëndësishme që të luaj edhe një sezon në Bundesliga 1 me Karlsruhen. Më pas, do të reflektoj ndaj ndonjë oferte të mundshme. Kam një manaxher Torsten Kohl, që i përket një agjencie të madhe manaxhimi lojtarësh profesionistë.
Intervistoi: Dash Frashëri